GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shteti Bektashi? I dërguari special i Trump në Tiranë: I takon popullit shqiptar të vendosë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti Bektashi? I dërguari special i Trump në Tiranë: I takon popullit shqiptar të vendosë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ku ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe nismën për krijimin e një shteti Bektashi në kryeqytetin shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Kryegjyshatë, Zampolli theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe e cilësoi Shqipërinë një mike dhe aleate të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur drejtpërdrejt për krijimin e shtetit Bektashi, i dërguari amerikan tha se e ka dëgjuar propozimin si nga Kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.

Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta respektojë atë.

Deklarata per mediat:

Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe unë vetë, të gjithë besojmë në bashkëjetesën ndërfetare dhe në të gjitha objektet e kultit.

Personalisht ndihem i bekuar. Nëna ime ishte kushërirë e Papa Montinit, Palit VI. Në familjen time ka pasur edhe një shenjtor. Dhe çfarë dite më të bukur se kjo për të qenë këtu, me Shenjtërinë e Tij Bektashiane, pikërisht në Ditën e Nënë Terezës.

Kjo është shumë prekëse për mua. Kisha dëgjuar për atë që keni këtu dhe është vërtet e jashtëzakonshme. Doja ta shihja me sytë e mi dhe jam shumë i impresionuar. Dua ta përgëzoj vëllain tim për atë që po bëni.

Unë kam lindur në Itali, por jam krenar që i shërbej shtetit dhe presidentit të SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe një marrëdhënie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu të ardhmen dhe ka shumë programe, në lidhje me mjekësinë, siç është programi “Right to Try”.

Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo që po bëni këtu me partnerët amerikanë është diçka e shkëlqyer. Dhe padyshim, kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë, sepse ne kemi nevojë për spitale.

Unë kam katër vjet që përballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e vështirë është të kesh kancer. Ne duhet t’i shërojmë njerëzit tanë dhe, padyshim, çfarë mund të jetë më mirë sesa të kemi një partneritet me amerikanët.

Keni takime sot me katër ministra shqiptarë, si edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare. Çfarë prisni nga këto takime? Çfarë synoni?

Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”, Amerika e Para.

Kam pasur nderin të takohem shumë herë me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose një ditë më parë në Mynih, në Konferencën e Sigurisë.

Kështu që mendoj se mesazhi është: ju jeni një aleat, jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajon dhe na pëlqejnë miqësitë afatgjata. Dhe mendoj se kemi shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.

Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?

Ky është një takim vërtet informal dhe qëllimi im është të tregoj respekt. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është e shkëlqyer dhe mund të bëhet gjithmonë e më e mirë. Prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.

Për sa i përket shtetit të Bektashinjve që pritet të krijohet këtu në Shqipëri, cili është qëndrimi juaj?

E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë.

Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.

Sinqerisht, NATO është një organizatë për të cilën kemi nevojë. Nuk është pjesë e agjendës sime. Unë isha me NATO-n këtu në Çernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk është vërtet pjesë e agjendës sime, por ne e mirëpresim Shqipërinë si anëtare të NATO-s dhe duhet ta përdorim NATO-n edhe për shumë gjëra të tjera.

Etiketa: I dërguari i TrumpKryesore1Paolo Zampollishteti Bektashi

Lajme të lidhura

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri
Aktualitet

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë
Aktualitet

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Aktualitet

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26
Para
Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

22:21 - 07/11/26

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve,...

Lexo më shumë
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

21:46 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com