GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shteti ushqen “Çetin”/ Thesari i xhiron 76 mln euro tendera në 2 vite, “mbreti” i Xhaçkës dhe i Krifcës

17:13 - 20/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti ushqen “Çetin”/ Thesari i xhiron 76 mln euro tendera në 2 vite, “mbreti” i Xhaçkës dhe i Krifcës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastrati është “Ali Baba” i fondeve publike. Me dhjetëra herë është denoncuar për tenderët pa garë, për kontratat në shkelje të ligjit, për monopolin në tregun e karburanteve, për koncesionet e porteve dhe të aeroporteve, por oligarku është i pacenueshëm. Gijotina.com ka nxjerrë nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, shifrat e lekëve që janë arkëtuar nga shteti në drejtim të “Kastrati Group” për dy vitet e fundit. Rezultati është i frikshëm! Nga fillimi i vitit 2020 dhe deri më tani, Kastrati ka gllabëruar 9 miliardë lekë nga kontratat me institucionet publike, kryesisht me ministritë. Kryesisht janë paratë e tenderëve të shitjes së karburanteve institucioneve shtetërore.

Gijotina.com paraqet më poshtë të gjithë tenderët e fituar nga Shefqet Kastrati për vitin 2022. Sipas këtyre të dhënave nga 9 miliardë lekë tenderë për 3 vjet ose 76 milionë euro. Afro 2 miliardë lekë i janë dhënë Kastratit vetëm nga kontratat e lidhura nga 21 janari i këtij viti deri me datë 29 shtator 2022.

Tenderët me “Red Flag”

Sipas të dhënave të siguruara nga Gijotina.com, gjatë vitit 2022, Kastrati ka nënshkruar 30 kontrata për prokurime, kryesisht nga bashkisë dhe ministritë. Duhet theksuar se kemi përpara edhe dy muaj të tjerë përpara dhe di të shohim se si do të rritet numri i tenderëve të fituar në fund të vitit, para mbylljes së buxhetit. Në këtë prezantim nuk po llogarisim marrshin e rritur dyfish të fitimeve për shkak të luftës në Ukrainë, po ashtu nuk janë përfshirë as “detyrimet e prapambetura” që i kanë institucionet Kastratit.

Ndërkohë arroganca dhe arbitrariteti ndaj fondeve publike është prezent në shumicën e proceseve prokuruese ku merr pjesë ky oligark. Nuk mjafton që ka pozitën dominuese në tregun e karburanteve, nuk mjafton që fiton nga lufta me vendimet e Bordit të Qeverisë, por i merr edhe tenderat pa garë. Duam të përmendim këtu që 20 prej tenderave gjatë këtij viti janë shënuar nga Open Data me “flamur të kuq”. Pra, procedura ka qenë pa konkurrim dhe paraqet një risk të lartë korrupsioni me paratë e buxhetit të shtetit.

Loja me emrat

Shefqet Kastrati përfiton një numër të lartë tenderësh në një vit, sepse ai vë në lojë të dyja kompanitë e tij “Kastrati” shpk dhe “Kastrati sha”, që së fundi e ndërroi emrin në “Kastrati Group”. Po ashtu një numër kompanish futen në tenderë për llogari të këtij grupi duke manipuluar me marrëveshje të ndaluara rezultatet e tenderëve. Gjithsesi, në pjesën më të madhe të tenderëve, kompanitë e “Çetit” kanë qenë pjesëmarrëse të vetme në tendera. Përmendim 13 procedura nga “Kastrati shpk”  dhe 6 procedura nga “Kastrati sha”. Ndërsa ka edhe dhjetëra tenderë të tjerë ku kanë paraqitur ofertë edhe kompani të tjera, por asnjëra nuk ka mundur të dalë mbi Kastratin.

1.2 mld lekë nga ministret Krifca dhe Xhaçka

Nga lista e tenderëve për vitin 2022 rezulton se pjesën më të madhe të kontratave e ka nënshkruar me Ministrinë e Bujqësisë, më pas renditen kontratat me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas bashkitë. Konkretisht vetëm nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, “Çeti” ka përfituar 1.2 miliardë lekë të xhiruara nga Thesari i Shtetit në 8 muaj. Konkretisht 13 tenderë i janë dhënë nga Ministria e Bujqësisë dhe 10 tenderë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa pjesa tjetër janë nga të tjera institucione.

Transfertat e marra nga MZHBR:

Transfertat nga Ministria e Jashtme:

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: investigimkryesore2redflagsShefqet Kastratitender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Vdekja e 32-vjeçarit/ Balliu: Pushteti është kthyer në vrasës ndaj qytetarëve

Vdekja e 32-vjeçarit/ Balliu: Pushteti është kthyer në vrasës ndaj qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com