GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtohen aksidentet në vend, në shkurt 14.3 përqind më shumë

12:22 - 20/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ME VIDEO, pamje të rënda nga aksidenti në Tiranë-Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas muajsh të tërë në rënie aksidentet në shkurt të këtij viti kanë shënuar kthesë negative duke u rritur në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin Shkurt 2023 numërohen 88 aksidente rrugore nga 77 të ndodhura në muajin Shkurt 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 14,3%. Sipas Institutit të Statistikave numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 123 persona nga 100 në muajin Shkurt 2022.

Një tjetër element që bie në sy është rritja e pakujdesisë së shoferëve të grupmoshës 35-44 vjeç të cilët në raport me një vit më parë kanë rritje me 11.1 për qind si shkaktarë të aksidenteve nga sjellja në timon.

“Aksidentet rrugore, në 81,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Në muajin Shkurt 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur në ditët e Hëna dhe të Enjte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Mërkurave.

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00 duke përbërë 29,5% të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Shkurt 2023. INSTAT raportoi se në dymujorin e parë të vitit 2023, numërohen 172 aksidente rrugore nga 184 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 6,5%. Numri i të aksidentuarve është 242 persona nga 247 persona të aksidentuar në dymujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 19,2% të rasteve, në dymujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 13,8%./Monitor

Etiketa: aksidentetKryesore1shtohen

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
“Krahu i lirë” nga Ballkani tmerron sindikatat

“Krahu i lirë” nga Ballkani tmerron sindikatat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com