GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shtohen artistët, por bie cilësia, sot vlerësohen ‘K-të’, e jo talenti

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtohen artistët, por bie cilësia, sot vlerësohen ‘K-të’, e jo talenti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Florian Binaj

Një gjë që më bën përshtypje sidomos vitet e fundit, është që sado numri i artistëve është shtuar jashtë mase shumë, cilësia e artit ka rënë përtokë… Normalisht duhej të ishte e kundërta, por kur sheh që të shumtë janë ata që vetëquhen artistë pastaj bëjnë këngën e parë, vetëquhen artistë pastaj bëjnë pikturën e parë, vetëquhen artistë dhe s’kanë bërë e s’bëjnë asgjë… Për të mos folur për të qenurit VIP, sot VIP-a janë të gjithë, madje ata që ikin emigrojnë janë shqiptarë ndërsa atë që mbeten janë VIP-tare!

Sot, fatkeqësisht, jetojmë në kohën ku klikimet shiten si cilësi, K-të shiten si pëlqime, sharet shiten si arritje e duartrokitje ndërsa vithet, gjinjtë dhe lakuriqësia si talent… Por ndalemi pak tek K-të në rrjetet sociale, janë bërë fiksimi i çdo personi, sa K do marr, sa K do kap, sa K do shes… sa K ke në Instagram, sa K ke në Facebook dhe sa K ke në Tik Tok… Madje sa më budalla të jesh aq më shumë ecën në Tik Tok saqë unë e quaj TiK Toç …

Mund të mos kesh bërë asgjë në jetë por nëse ke shumë K, ti je artist, ti je VIP, ti je mret!!!!

Nëse Vaçe Zela, do ishte sot këngëtare, do kishte as do i kishte 15 K dhe ata që organizojnë koncerte do thonin: E mirë e mirë por ka pak K…shife këtë tjetrën, ka 1 M.

Nëse dikur në Shqipëri vinin grupe dhe artistët më në zë të kohës, Albano dhe Romina Power, Dj Bobo, Scorpions, Deep Purple, White Snake, The Eagle, Bonie M, Armin Van Buuren, Tiesto etj… sot aktivitete të tilla janë të rralla dhe po zëvendësohen me këngëtarë grekë që mbushin stadiumet për fat të keq më shumë sesa artistët e mbetur shqiptarë…sepse fal uljes së cilësisë së artistëve dhe artit, populli do e gjeje veten diku tjetër…

Dhe meqë jemi tek stadiumi, nuk mjaftuan as 33 vite pas komunizëm, as miliarda euro të vjedhura e të çuara dëm këto 3 dekada që të bëhej një teatër gjigant dhe mbresëlënës, pa e prishur atë të voglin atë italianin që i jepte alergji dhe aritmi KM dhe shpurës së servilëve të tij, ku në këtë teatër gjigant, të jepeshin shfaqje të mëdha dhe mos të bëhej ‘Notre Dame’ në stadium ku ata që paguan më shtrenjtë se ishin afër nuk panë asgjë se ishin poshtë, ata që paguan më pak nuk panë asgjë se ishin larg…

Për cilët artistë na duhet Teatri? Për ata që shiten sikur janë e s’janë? Për ata që janë por shiten? Apo për ata që janë por nuk shiten?

Ç’e duam teatrin, muzikën, pikturën, baletin, poezinë, librat, filmat, çi duam edhe artistët edhe artin??? Po ne kemi Tik Tokun! Ne kemi parlamentin, ne kemi ministrat, drejtorët qeveritë…

Arti sot nga një frymë që orienton shijet e kombit e ushqen zemrat dhe shpirtin e tij, arti dhe artistët janë përçarë dhe janë kthyer në një varëse që e vë në qafë partia në pushtet dhe byzylyk që i vë në kyç partia në opozitë ndërsa ata që nuk janë as me qeverinë e as me opozitën, thjesht vënë vath në vesh e rrinë e shohin me dëshpërim ndërsa populli i shkretë, do hajë atë që i shërbehet…

Kur inteligjenca artificiale ose në shqip, zgjuarsia jo e vërtetë, të jetë në majën e saj dhe në çdo celular, mos u habisni kur secili prej nesh të ketë një artist në xhep, po ne që i mbajmë në xhep, çfarë do quhemi?/Piranja

Etiketa: Florian BinajOpinion

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Mësohet e ardhmja e Messit, ja data e prezantimit me klubin e ri

Mësohet e ardhmja e Messit, ja data e prezantimit me klubin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com