GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtohen masat e sigurisë për Trumpin pas kërcënimeve nga Irani

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohen masat e sigurisë për Trumpin pas kërcënimeve nga Irani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kërcënim nga Irani bëri që Shërbimi Sekret të shtonte masat e sigurisë për kandidatin republikan për president, Donald Trump, përpara tentativës për vrasjen e ish-presidentit të shtunën, megjithëse nuk duket se ka lidhje me atentatin, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Me të mësuar për kërcënimin, administrata e Presidentit Biden i kontaktoi drejtuesit e lartë të Shërbimit Sekret, thanë zyrtarët, duke njoftuar gjithashtu edhe agjentin që drejton ekipin për sigurinë e ish Presidentit Trump, si dhe drejtuesit e fushatës së tij. Kjo e shtyu agjencinë që të shtojë burimet dhe masat e sigurisë rreth zotit Trump, thanë zyrtarët në kushte anonime.

Burimet shtesë nuk e parandaluan sulmin e së shtunës ndaj ish Presidentit Trump në një tubim në Pensilvani që e la atë të plagosur në vesh. Një 20-vjeçar hapi zjarr nga një çati aty pranë me një armë të tipi AR duke vrarë një pjesëmarrës në tubim dhe plagosur rëndë dy të tjerë.

“Siç jemi shprehur shumë herë, për vite me radhë kemi gjurmuar kërcënimet iraniane kundër ish zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump, që datojnë që nga koha kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson. “Këto kërcënime janë rezultat i përpjekjeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Qasseem Soleimani-t. Ne e konsiderojmë këtë çështje të sigurisë kombëtare të prioritetit më të lartë”. Në vitin 2020, zoti Trump urdhëroi eliminimin e Soleimani-t, i cili drejtonte Forcat Quds të Gardës Revolucionare Islamike iraniane.

“Aktualisht, forcat e rendit kanë raportuar se hetimi i tyre nuk ka identifikuar lidhje midis sulmuesit dhe ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit po paralajmërojnë gjithashtu për sulme të mundshme ose hakmarrëse në lidhje me zgjedhjet pas tentativës për vrasjen e zotit Trump. Ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë për Presidentin Biden, Shërbimi Sekret ka ofruar një ekip për mbrojtjen e sigurisë së kandidatit të pavarur për president, Rober F. Kennedy Jr.

Presidentët dhe kandidatët për Shtëpinë e Bardhë janë gjithmonë subjekt kërcënimesh. Por retorika në internet pas atentatit ndaj zotit Trump ka qenë veçanërisht shqetësuese, “duke patur parasysh se individë në internet kanë kërcënuar, inkurajuar ose kanë folur për akte dhune si reagim ndaj tentativës për vrasjen e zotit Trump”, sipas një buletini të Byrosë Federale të Hetimeve dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, që i ka rënë në dorë agjencisë së lajmeve Associated Press./VOA

 

 

Etiketa: siguriTrump

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Babai plagos me thikë djalin. Detajet çfarë ndodhi në familje

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat e rrugës në aksin Rubjek-Manëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com