GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protuesit e Rrjollit ishin më të shumtë në numër këtë të shtunë. Të revoltuar me pretendimin se botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj po u grabit pronat për të ndërtuar një resort të tijin, dhjetëra banorët të fshatit shkodran dhe jo vetëm, thyen xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2” në pronësi të Ulajt, si dhe dëmtuan makinat e kompanisë private të sigurisë, “Breçani Security”, e cila prej disa ditësh është kontraktuar për ruajten e kantierit.

Protestuesit janë përplasur edhe me rojet e kompanisë private të sigurisë, e cila është kontraktuar për ruajtjen e kantierit.

Banorët i kanë shtyrë në kanal rojet e kompanisë private dhe kanë tentuar t’i përzënë duke i goditur me gurë.

“Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, poshtë hajdutët”, ikni, ikni”, bërtisnin ata.

Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre. Disa ditë më parë, familjes Malaj i është njohur e drejta e pronësisë mbi një sipërfaqe prej 20,700 m², rreth 2.1 hektarë, në fshatin Rrjoll në Velipojë, në një zonë kufitare me vendin po ndërtohet resorti “Blue Borgo”.

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila pranoi pjesërisht padinë e Nikollë Malajt kundër Agjencisë së Trajtimit të Pronave, një proces gjyqësor i nisur që në vitin 2018 dhe që zgjati 8 vite.

Duke qenë se beteja është fituar për 2.1 hektarë, banorët shpresojnë se do të merret një vendim pozitiv nga Gjykata edhe për zonën ku Ulaj po ndërton. Kjo pasi sipas tyre, Fatmir Shpellzaj, ish-drejtor kadastre dhe eksponent i Partisë së Lirisë, i cili pretendon se zotëron tokën ku Ulaj po ndërton, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e saj në pronësi.

Punimet për ndërtimin e “Blu Borgo”-s në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, Bashkim Ulaj i nisi në fillim të shkurtit pasi mori lejen e ndërtimit. Projekti parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është shoqëria “ABA Blue Borgo”, me statusin e investitorit strategjik.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2026/02/69a2c8d6dd41f.mp4

 

Etiketa: banorerrjoll

Lajme të lidhura

“Duart e huaja” i kërkon si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike
Aktualitet

“Duart e huaja” i kërkon si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike

08:19 - 17/10/26
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…
Breaking Views

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Para
“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duart e huaja” i kërkon si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike
Aktualitet

“Duart e huaja” i kërkon si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike

08:19 - 17/10/26

Pak metra larg sheshit përpara Kryeministrisë, ku policia dhe protestuesit po përplaseshin të enjten në mbrëmje, një grup të rinjsh...

Lexo më shumë
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Tetor 2026

07:40 - 17/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 17 Tetor 2026

07:29 - 17/10/26
Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com