GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtohet numri i zyrtarëve me eskortë, ja kush do mbrohet nga Garda

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohet numri i zyrtarëve me eskortë, ja kush do mbrohet nga Garda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria, në mbledhjen e fundit të 2023-it, ka miratuar listën e personaliteteve shtetërore, që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Sipas vendimit të qeverisë, është vendosur mbrojtje për kreun e BKH-së, gjyqtarëve të GJKKO-së dhe SPAK-ut. Po ashtu, mbrojtja është shtuar edhe për AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

“V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;

vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Etiketa: GardaKryesore1personalitetesiguri

Lajme të lidhura

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”
Breaking Views

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Para
Gruaja e Beqajt, aksionere me ‘Delta Pharma’, i shiti kapitalet…

Beqaj paraqitet në SPAK, ja ç'thotë për kontrollin e banesës dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26

Protesta e 124-të kundër qeverisë është shoqëruar me tensione pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. Qytetarët janë larguar nga zona...

Lexo më shumë
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com