GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtrenjtohen kreditë në lekë, interesat prekin nivelin më të lartë prej vitit 2018

07:50 - 31/10/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e normave të interesit në tregun financiar po fillon të reflektohet edhe në çmimin e kredive të reja në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë arriti në 7.07%, niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2018.

Aktualisht, norma mesatare e interesit të kredive të reja në lekë është rritur me 1.18 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë dhe me 1.6 pikë përqindje krahasuar me muajin mars të këtij viti, kur Banka e Shqipërisë nisi normalizimin monetar. Rritja ka nisur të marrë tipare të qëndrueshme sidomos pas muajit korrik dhe interesi mesatar i kredive të reja është në rritje tashmë për të tretin muaj radhazi.

Ndërkohë, për huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme, rritja e normave përcillet automatikisht, nëpërmjet treguesit benchmark, që në rastin e lekut është zakonisht yield-i mesatar i bonove të thesarit. Nga muaji mars e në vazhdim, yield-et janë rritur me ritme të shpejta. Instrumenti më i përdorur benchmark, bonot 12-mujore, në muajin tetor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej 5.26%, në rritje me 3.56 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e yield-eve i transmetohet automatikisht huamarrësve, në rivlerësimin e normës së interesit të kredisë, që kryhet të paktën njëherë në vit. Por, tashmë, sektori bankar duket se po e reflekton rritjen e normës bazë të interesit dhe të yield-eve edhe në normat e interesit të kredive të reja.

Pas një periudhe të gjatë, kur normat e interesit në tregun financiar qëndruan pranë niveleve më të ulëta historike, kriza e çmimeve dhe rritja e shpejtë e inflacionit kanë bërë që bankat qendrore të fillojnë një normalizim të shpejtë monetar. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.25% në harkun e gjashtë muajve. Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem. Me rritjen e kostos së financimit të tyre afatshkurtër me REPO nga Banka e Shqipërisë, bankat reaguan duke rritur edhe yield-et e kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë. Ndërkohë, inflacioni i lartë dhe sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë krijuan pritshmëri të forta për vijimin e rritjes së normës bazë të interesit, duke nxitur një rritje të yield-eve edhe më të lartë se ajo e normës bazë, sidomos në instrumentet afatshkurtra.

Një situatë e tillë po krijon shtysa për të transmetuar rritjen e interesave edhe te depozitat dhe tek kreditë bankare. Rritja e yield-eve rriti presionin mbi normat e interesit të depozitave, sepse bonot dhe obligacionet po bëhet një alternativë më e leverdishme për individët, që mund t’i shtyjë drejt tërheqjes së parave nga depozitat dhe investimit të tyre në bono. Me rritjen e normës së interesit të depozitave, që ka filluar të shfaqet tashmë, bankat gradualisht po rrisin edhe normat e interesit të kredive, për të ruajtur marzhet e tyre të ndërmjetësimit.

Për momentin, përcjellja në normat e interesit të kredive të reja është më e ngadaltë, por tregu tashmë po jep sinjale të qarta se ka nisur të lëvizë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, rritja e fortë e yield-eve të bonove përfaqëson në vetvete një faktor shtesë që nxit rritjen e interesave për sektorin privat, për shkak të logjikës së riskut. Investimi në borxhin e qeverisë konsiderohet investimi me risk më të ulët, ndërsa çdo huamarrës privat teorikisht ka një rrezik më të lartë se qeveria. Edhe nga pikëmamja teknike, instrumentet e borxhit të qeverisë në lekë për bankat peshohen me koeficientë rreziku 0, për efekt të llogaritjes së mjaftueshmërisë së kapitalit. Kjo do të thotë se investimi në bono nuk kërkon mbulim me kapital, ndërsa dhënia e kredive për sektorin privat ka një kosto për bankat në terma të kapitalit. Rrjedhimisht, logjika e investimit dikton që rritja e yield-eve të reflektohet edhe në normat e interesit të kredive të reja për sektorin privat.

Rritja e normave të interesit të kredisë pritet që gradualisht të sjellë një ngadalësim të huadhënies. Kjo nënkupton injektim më të pakët të parasë në ekonomi, duke ngadalësuar konsumin, investimet dhe kërkesën e brendshme dhe duke zbutur presionet inflacioniste, që përfaqëson në thelb edhe qëllimin e politikës monetare në këtë situatë./MONITOR

Etiketa: kredimonitor

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Inflacioni nuk i ndal shpenzimet e shqiptarëve për Halloween

Inflacioni nuk i ndal shpenzimet e shqiptarëve për Halloween

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com