GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shtyhet ardhja e afganëve në Shqipëri, VOA: Avioni me rreth 300-350 persona ulet nesër në Rinas

16:08 - 17/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet ardhja e afganëve në Shqipëri, VOA: Avioni me rreth 300-350 persona ulet nesër në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëmje, por ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë.

Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetrët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur dy ditë më parë se qeveria e tij i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të pritur qytetarë afganë jetë e të cilëve kërcënohet nga talebanët që kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të grupit të parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim pati sot një takim me ministren e Jshtme Olta Xhaçka, e ngarkuar me koordinimin e të gjithë procesit të pritjes dhe strehimit të qytetarëve afganë. “Patëm një takim të frytshëm mbi situatën shumë sfiduese në Afganistan. Menduam se do të ishte një ide e mirë që të koordinoheshim ngushtësisht”, deklaroi ambasadorja Kim në përfundim të takimit.

Qeveria shqiptare është shprehur se është e gatshme të presë disa qindra afganë. Por zyrtarisht nuk është dhënë asgjë përfundimtare. “Ende nuk kemi një numër të saktë. Ndryshon me shpejtësi”, deklaroi ambasadorja Kim, duke saktësuar se “ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, me idenë se do të vendosen përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz po zhvendosen direkt në Shtetet e Bashkuara dhe kjo, në njëfarë mënyre, është çështje procesi. Tashmë kemi disa mijëra në Shtetet e Bashkuara, unë ende nuk i di kalendarin apo shifrat, ne ende nuk i dimë kalendarin dhe numrat, por jam e sigurtë se detajet do të jenë më të qarta gjatë ditëve në vazhdim”.

Zonja Kim shfrytëzoi rastin për të falenderuar edhe një herë Shqipërinë për vendimin e saj. “Ne jemi prekur thellë nga veprimi i popullit shqiptar, nga vendimi për t’u ofruar strehim përkohësisht njerëzve në nevojë të madhe. Jemi prekur se si populli shqiptar është i ndërgjegjshëm se edhe ata dikur kanë qenë në vendin e atyre, në vendin e atyre në nevojë për strehim. Por sërish, edhe duke kujtuar trashëgiminë krenare të Shqipërisë si komb, si popull, që strehon të huajt, pavarësisht besimit, racës apo çdo karakteristike tjetër të tyre. Kam folur për këtë, mendoj se edhe të huaj të tjerë kanë folur për konceptin dhe traditën shqiptare të Besës, diçka që bota duhet ta njohë dhe diçka për të cilën të gjithë ne duhet t’i jemi mirënjohës popullit shqiptar”, u shpreh ambasadorja amerikane./ VOA

Etiketa: Strehimi i afganeveVOA

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
“Ky është me të vërtetë një sukses amerikan”, Biden: 300 milionë të vaksinuar deri më tani

Afganistan, Joe Biden mbron tërheqjen e SHBA ndërsa talibanët marrin kontrollin

TË FUNDIT

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Lexo më shumë
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com