GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Kokës, gazetari: Veliaj kërkon të më intimidojë

12:02 - 05/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet gjyqi ndaj Kokës, gazetari: Veliaj kërkon të më intimidojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Bledian Koka është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë për shpifje që ka depozituar Erion Veliaj pas emisionit investigativ Piranjat, në të cilin shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti​, konstatonte se e njihte personalisht kryebashkiakun dhe ishin takuar në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Koka shpjegoi për mediat se kjo ishte seanca e dytë që u shty për shkak se nuk ishte njoftuar shtetasi Italian, Gabriele Tarroni Longinotti, për mungesë të adresës së tij.

Sipas Kokës, kjo padi është e pavlefshme dhe nuk është asgjë tjetër përveç  dëshirës së Erion Veliajt për të intimiduar gazetarin.

“Edhe sot u konfirmua, që nuk është asgjë tjetër kjo seancë, përveç se dëshira e Erion Veliajt për të më intimiduar mua, emisionin investigative dhe për të refuzuar përgjigjen për pyetjet që ne i kemi drejtuar publikisht jo nga unë jo nga emisioni por nga një person që pretendon se e njeh Erion Veliajn që e ka takuar Erion Veliajn dhe e ka parë në disa raporte që Erion Veliaj si zyrtar publik të paktën deri në 14 maj ai duhet të japë llogari publike.

Dhe në vend që ne të kemi këto përgjigje publike siç do duhej që në një vend normal ku njerëzit me poste publike japin përgjigje për pretendimet që ngrihen, në vend të kësaj ne jemi dëshmitarë se si kemi marrë në këmbim një padi për shpifje e cila është e pabazuar në fakte dhe prova.

Kjo duhet ta gjykojë drejtësia dhe shpresoj të funksionojë e tillë deri në fund. Sot ishte një seanca e cila u shty për të dytën herë, përfaqësuesit ligjorë të Veliajt nuk tërhiqen dhe duket se duan ta mbajnë presionin të paktën deri në 14 maj, ku të duket se Veliaj është i pafajshëm dhe fajtorë jemi ne që kryejmë detyrën.

Seanca e sotme u shty për shkak të mos njoftimit prej mungesës së adresës së njërit prej të akuzuarve, konkretisht shtetasi Italian. Mendoj se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në seancën e radhës e cila është lënë në datë 22 maj pasi Veliaj ka vendosur si adresë të tij zyrën e Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj mund të mos jetë më në zyrë pas 14 majit. Veliaj duhet të shënojë një adresë të re sepse në të kundërt padia është e pavlefshme.”, tha ai.

Edhe avokati i Kokës, Dorian Matlija e quan kërkesën e bërë nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, si të pavlefshme. Përveç adresës, Matlija shton se nëse do vijohet kështu, në fund do shpallet një proces i pavlefshëm.

“Koka e shpjegoi. E shoh si akt të rëndë të ngrihet një akuzë ndaj një gazetari që vetëm ka bërë punën e tij. Këtu ka të bëjë dhe me pasaktësi në atë kërkesë, të bërë shpejt e shpejt. Mungon emri i përfaqësuesit ligjor, duhet të ishte nënshkruar çdo faqe. Këto pasaktësi të vogla çojnë në pavlefshmëri të kërkesës. Nëse nuk merr masa që kjo të rregullohet, me shumë gjasa do kemi një proces të pavlefshëm në fund fare”- tha Matlija.

Etiketa: gjyqkokaVeliaj

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Mjeshtri i portës, ekspert edhe në “peshkim”, ja e dashura e tij e re

Mjeshtri i portës, ekspert edhe në “peshkim”, ja e dashura e tij e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com