GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shtyhet seanca për çështjen “Babale”/ Salianji: Kam 1100% shanse të dal i pafajshëm

14:33 - 04/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet seanca për çështjen “Babale”/ Salianji: Kam 1100% shanse të dal i pafajshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Gjykata e Apelit shtyu seancën gjyqësore për rastin “Babale”. Ai shpreh bindjen se do të dalë i pafajshëm nga gjyqi, pasi çështja do të shkojë në të gjitha instancat ligjore.

“Çfarë do bëj? Do të hidhem përpjetë? Çdo vendim do të respektohem. po them me fakte e me prova që s’ka gjykatë që s’e merr parasysh. Sot ata nuk janë në sistemin gjyqësor që i bën të paragjykuar në vendimmarrje. Çështja do të shkojë në të gjitha instancat ligjore. Nuk mund të ketë dënim për denoncim publik. Kam bërë detyrën time si politikan…”, tha Salianji.

Kujtojmë se deputeti Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm deputetin demokrat, i cili jo më larg se dje deklaroi se do të jetë prezent në çdo seancë gjyqësore.

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Asokohe Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

 

Etiketa: Ervin Salianji

Lajme të lidhura

“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore
Aktualitet

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama
Aktualitet

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

14:25 - 16/03/26
Para
“Negociata me Putin?” Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje nënkupton një Luftë të Tretë Botërore

Rindërtimi i Ukrainës, Zelensky: Mision i botës demokratike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Lexo më shumë
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama

14:25 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com