GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtyhet seanca për mandatin e Zaçajt, Kushtetuesja: Kryetarja të japë opinion me shkrim mbi aktet e GJL

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetarja Holta Zaçaj largohet nga Kushtetuesja, gara për pasuesin hapet më 10 dhjetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë për të Martën në orën 13:00, seanca në Gjykatën Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Përmes një njoftimi zyrtar, GJK thotë se aktet e Gjykatës së Lartë do t’i komunikohen Zaçajt, në mënyrë që kjo e fundit të japë një opinion me shkrim.

“Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj. Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30. Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to. Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se Zaçaj dha një sqarim shterrues para pak ditësh sa i takon mbarimit të mandatit të saj dhe theksoi se Gjykata e Lartë s’mund ta shpallë vendin vakant pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: Gjykata KushtetueseHolta Zaçaj

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Video – Po mbante fjalim, këshilltari i Trump humb ndjenjat papritur

Video - Po mbante fjalim, këshilltari i Trump humb ndjenjat papritur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com