GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata nuk njofton si duhet Mediun, shtyhet sërish seanca

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata nuk njofton si duhet Mediun, shtyhet sërish seanca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë sërish vendimi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit.  Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi i ish-ministrit për seancën që do të shqyrtohej në dhomë këshillimi, duke e shtyrë për më 24 shtator.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 17.09.2021, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte planifikuar për t`u shqyrtuar në dhomë këshillimi çështja me nr. 212 akti, datë regjistrimi 03.09.2021, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe trashëgimtarëve të viktimës E.D., seancë e cila, sipas nenit 427/a pika 4 të K.Pr.Penale, u shty për të vijuar më datë 24.09.2021, ora 10:00, për shkak se njëra prej palëve, konkretisht z. F.M. nuk ka marrë dijeni rregullisht,” njofton gjykata.

Gjykata e Posaçme vendosi më herët pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me shpërthimin në Gërdec, por ky vendim u ankimua në Apel nga SPAK. Në një vendim prej 28 faqesh, gjyqtari Erjon Çela rrëzoi pretendimet e SPAK që sipas tij nuk ka paraqitur asnjë provë të re dhe ka shigjetur prokurorinë ndër vite që nuk ka kryer hetime ndaj Mediut. 

Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe tani është Gjykata e Posaçme e Apelit që po shqyrton kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.

Vetë Mediu, i cili është pjesë e Kuvendit pasi fitoi mandatin në 25 Prill, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”. Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars, 2008 në një “fabrikë” për demontimin e armëve, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjera.

Familjarët e 26 viktimave që humbën jetën nga shpërthimi i municioneve kanë kërkuar vazhdimisht hetimin dhe dënimin e tij, ndërsa janë shprehur se çështja do të shkojë deri në gjykatën e Hagës.

Etiketa: Fatmir Mediuseance gjyqesore

Lajme të lidhura

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit
Aktualitet

Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

13:11 - 12/09/26
Pezullohet nga detyra oficeri i policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij
Aktualitet

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Durrës nipi i Lefter Kokës

13:01 - 12/09/26
Para
Probleme për Partizanin, humb mbrojtësin pak para ndeshjes me Baselin

Sfida me Skënderbeun, Daja: Do marrim 3 pikë, ja kur është gati stadiumi ynë

TË FUNDIT

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë të fortë demografike, familjet po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, të rinjtë...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

13:11 - 12/09/26
Pezullohet nga detyra oficeri i policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Durrës nipi i Lefter Kokës

13:01 - 12/09/26
Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria

Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria

12:49 - 12/09/26
OSHEE njofton se në këto 8 zona do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nesër

Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh (Emri)

12:12 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com