GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shumë ngjarje të pazbardhura, Rrumbullaku takim pune në Itali

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shumë ngjarje të pazbardhura, Rrumbullaku takim pune në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali.

Mësohet se qëllimi i kësaj vizite ka qenë forcimi i bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet.

“Tryeza e tretë”

Gjatë punimeve të “Tryezës së Tretë” u vlerësuan bashkëpunimi në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të trafiqeve të paligjshme, bashkëpunimi policor në luftën kundër terrorizmit dhe roli kyç që ka për sigurinë europiane, duke patur parasysh pozicionin gjeografik të Shqipërisë, që e bën atë një nga portat hyrëse në Ballkan. Grupi “Skënderbeg”, i cili përfshin edhe Kosovën, ka rëndësi themelore, si në çështjet e luftëtarëve të huaj ashtu edhe në hetimet operative të cilat lehtësohen nga një dialog i përpiktë dhe i kualifikuar ndërmjet forcave policore të të dyja vendeve.

Pjesa qendrore e takimit iu kushtua planifikimit të formimit policor. Në këtë fazë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi mbështetjen e Policisë së Shtetit italian, për identifikimin e kritereve të përzgjedhjes për aksesin në karrierën policore, për përgatitjen e programeve të trajnimit të nivelit bazë dhe të dytë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy akademive të Policisë. Kujtojmë se operacioni i fundit i realizuar me sukses mes vendeve ishte ai i anijes me qindra mijëra litra naftë kontrabandë që u kap në Durrës.

Të shumta janë ngjarjet kriminale në Shqipëri të cilat kanë mbetur pa u zbardhur mes tyre më e bujshme është zhdukja misterioze e Vis Martinajt për të cilin edhe pse kanë kaluar disa muaj policia ende nuk ka dalë në një version zyrtar.

Po gjatë punimeve të Tryezës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane zyrtarizuan marrëveshjen për çështjet e formimit policor, duke firmosur një dokument që përcakton hapat që do të ndërmerren për funksionalitetin dhe implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Etiketa: ItaliRrumbullakutakim pune

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit
Breaking Views

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin
Breaking Views

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26
Para
Autoritetet italiane: Në Shqipëri u shtuan shtëpitë e barit

Autoritetet italiane: Në Shqipëri u shtuan shtëpitë e barit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com