GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Shyqyr që u mbyll parlamenti, nuk durohej më pamja e…

18:26 - 02/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
“Babo nuk foli, përtoi”, Gjekmarkaj ironizon ditëlindjen e PS: Unë jam lider historik, jo Nano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Njëri prej miqve të mi më të dashur Bardhyl Londo nuk është më mes nesh. Aq serioz në mendime dhe në të shkruar sa dikush që nuk e njihte mund të besonte se ai qeshte pakëz kur në fakt e kishte shijen e humorit tejet të theksuar. Me yshtjen e tij të fisme prej vitesh në verë sidomos po ndonjëherë edhe në stinë të tjera, fillova një rubrike satirike titujt e së cilës dominoheshin nga togëfjalëshi “kronikë e verës” për të trajtuar fenomene e emra të ditës nën spikamën e gazit.

Pa e pyetur e bëra krypersonazh të tyre, një gjykatës të epërm nëse unë isha scribi për gjatë udhëtimit tonë në të përditshmen!?! Në merak, disi rrija derisa ditën tjetër subjekti botohej print e telefoni binte dhe në anë të tij dëgjohej hukama bujare e poetit ! I bindur që do ma marrë për ters kaq shumë seriozitet me poezinë e tij po i themi se ende je në kronike në te njëjtin rrol se vetë na ke thënë që:

VETEM ITAKA MBETET
Kanë ndërruar anijet. S’janë më si te Odiseut.
Kanë ndërruar dashuritë. S’janë më si të Manelaut.
Gratë ndryshe janë. S’i ngjajnë më Helenes.
Dhe prapë do të ndërrojnë në shekujt
përpararendës.
Vetëm Itaka mbetet.
Itaka të fëmija Itaka të gjeniu
ajo, e përjetshmja,
ëndrra
dashuria,
jeta,
vdekja:
Itaka-vete njeriu.

Një natë vere me Ismail e Helena Kadarenë. Si gjithmonë të dashura bisedat me ta dhe pse mjeshtri nganjëherë duket sikur vetëm e sodit botën pasi ka thënë gjithçka për thelbin e saj për të rikonfirmuar vetveten përmes heshtjes mbi të.

Duke rremuar diku dora me kapi një bllok ngjyrë blu, me kuadrate plot me poezi diku të periudhes 1991-1993 të shkruara nga Edmond Rushaj , djaloshi rebel e imcak nga Bajza e Kastratit i lindur për të bërë poetin e që shpejt bëri emigrantin në Amerikë permes një a disa profesionesh nuk e di, i sigurtë që poeti aty është mes tyre bashkjetues pa nevojë çertifikimi me ndonjë diplomë qoftë edhe dafinash.

Në Tiranë bën vapë e madhe atë që malesoret e therrasin sushë. Por ju sic thotë Italo Calvino nuk i vlerësoni shtatë apo shtatëdhjetë e shtatë mrekullitë e një qyteti, por përgjigjen që ai i jep pyetjes suaj. Nuk e di sa kryqyteti jua kthen.

Sheh njerez që e sfidojnë zhegun me vetëdijen që ky është halli më i vogel. Çdo ditë e natë bombardohen me lajme të cilat kanë qellim t’jua relativizojnë hallet e tyre. Miku im hebre është shfaqur prapë në qytet. Disa mendonin që ishte fshehur perfundimisht nga frikerat e shekullit dhe koprraclleku i vet por jo befas aty ketu qet koken duke krypur mend qysh mund të shkojnë punerat mbroth e vatani të gjejë begati.

Me ç’thonë në jugun e skajshem sezoni veror duket i vaket. Njerzia me aq lek sa duhen aty per 24 orë kalon një javë gjetkë! Unë e kam futur koken në Qerret ca ditë ku edhe ketu vaniteti njerzor gjen format e veta të shprehjes, herë hapur e herë i kamufluar. Edhe Saliani ka ikur prej ditesh , nuk dihet ku e ka mbajtur kalin. Po shyqyr, se ka një gojë ai që më mirë të rrasesh koken në qenef se të hysh në të tijen. Pu pu pu se ç’ thotë për të ngratin Lul.

Si do jetë Shqiperia neser duket tek femijet sot ! Shënjat nuk janë aq entuziaste. Qerratenjet e vegjel flasin vetem per pasuri të prinderve, vila a pushtet permes të cilave duan të vendosin hierakinë dhe imponimin social sot mes tyre. Dy prej tyre me terhoqen vemendjen per sigurinë e tyre me shumë se per te foluren me th.

Teksa ziheshin me të rritur per një bela fushë futbolli. Një burrë për ta larguar me lezet i thote ik nga ketu se të bertet deputeti !! Ai kryelartë ja pret e “kuth e than thythen “( e kishte fjalen per nje gje tjeter) per deputetin. Fjalë ari, fjalë me mend mendova , e kush? Askush ketu të gjitha i ka në dorë ai. Babua ka hapur luftë të madhe me Meten. Ky i thotë spiun , majmun, sapun, ai i pergjigjet shpifes, zullap, trap ! Një zot e di si do vejë kjo mesele.

Zjarret ndizen gjithandej dashtë zoti nuk i djegin karriken Nikos se do jetë trishtim i madh. Niko është i vetmi që shkarkon gaz mbi fytyren e thartuar të Tezes. Ja sot në keto kohë të zymta kur lajme të serta ja behin në kufijtë verior shef shtabi të ushtrisë nuk vë një me mbiemer ariu, bisha, ujku, por as më pak e as më shumë po një me mbiemer Kingji. Nejse urime e me krahë të lehtë gjeneralit me mbiemer kaq paqesor, po kjo sdo të thotë që ushtria jone do të sillet si dele në rast furie. Goran thonë është po ishalla nga ata që e quajnë atdhe të vertetë Shqiperinë e nuk kerkon pasaportë bullgare. Njerzit vriten ngado e me shumicë si pa te keq, në rrugë a në plazh.Edhe sot një femije në plazhin e Himares. Sa dhimbje!!’

Shyqyr që erdhi gushti e u mbyll parlamenti. Nuk durohej me pamja e Ulsi Manjes, gjëmës në fakt. Të kepuste shpirtin, aty si kukudh. Harrojeni pamjen e tij shënd e verë, gazin plot buçimë e llaftar, gojen vesh me vesh dhe fjalet plot poezi. Sytë si bëjnë më dritë. Erresira e ka pllakosur. Bela iku , u ngjit lart në krahun e djathtë të Babos si shën Pjetri. Ulsiu mbet në tokë ! Më mirë të zbresë në sallë ng shtatori e të shuaj mallin duke kqyrur perballë e duke kqyrur filxhan me Shalsin.

I vetmi që nisi pushimet i lumtur është Tao i cili paqe e gjumë në atë foto historike gjet në kraharorin e Babos në ahengun që PS organizoi në sheshin Skenderbej. Madje desh të thithte edhe pak sisë po Babo e shtyu me aq se gjithë qumeshtin aty e kishte rrufitur Damua.

Ministrushet tundeshin lehtë , më lehte se flladi , në një kercim të pa tepri siç ditë e selametit kerkonte. Presidenti i ri Bajram ose Bake xhani siç e therret Babua nuk duket rob i keq. Një ditë do ti vete per kafe e një raki skrapari. I duhet ca kohë sa të besojë që është ai i pari në rang por çdo punë do ditet e veta. Babon e sheh në sy me mirnjohje. Me dt 28 per hater të tij doli edhe në shesh si militant. Tani bisedat behen me celular dhe ndonjë duhet ti mesoje Bakes që nuk është e nevojshme të pozojë me receptor në dorë.

Dreka me zevendes liderin Mulin me shijoji shumë megjithese ai pat më pas ca të prera barku që e penguan ndoca ditë të merrte pjesë në revolucion. Ushetimat e atyre gotave me verë safi që ndesheshin do të degjohen në vjeshtë per të lënë pa gojë e mend të madh e të vogel. E ne fund ashtu siç Henry Miller na kujton udhetoni gjatë kesaj vere sepse ” destinacioni juaj nuk është kurrë një vend, por një mënyrë e re për të parë gjërat”

 

Etiketa: durohejpamjaParlamentiShyqyr

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
5 pyetjet që Policia e Shtetit duhet t’u përgjigjet publikisht pas tragjedisë në Himarë

5 pyetjet që Policia e Shtetit duhet t'u përgjigjet publikisht pas tragjedisë në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com