GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si dështoi atentati i organizuar nga ish-polici Dedan Gjoni

16:40 - 23/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si bashkëpunuan i “forti” i Sukthit dhe ish-shefi i komisariatit për vrasjen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-shefi i Krimeve në komisariatin Nr.6, Dedan Gjoni, informonte në aplikacionin “WhatsApp”, Dejvi Gjermenin, lidhur me lëvizjet e Xhevdet Plakut, për të cilin kishte një plan eliminimi, por që dështoi. Pikërisht komunikimet që ish-efektivi ka shkëmbyer në “WhatsApp” dhe jo në “Sky” apo “EncroChat” duket se janë bërë shkas dhe që plani të dështonte, kjo pasi ata druheshin se mund të zbuloheshin.

Referuar dosjes hetimore, më 17 Shtator 2019 kohë kur Dedan Gjoni ishte pjesë e strukturave të policisë Durrës, ka ndaluar Xhevdet Plakun teksa lëvizte me makinë të blinduar dhe e ka shoqëruar atë në komisiariat. Pas kësaj, ish-efektivi i ka dërguar foto të Xhevdet Plakut, Dejvi Gjermenit i cili ndodhej në Holandë duke i treguar se do e lironte në orën 20:00 të mbrëmjes nga dera e pasme e komisariatit.

Pasi është vënë në dijeni të këtyre të dhënave, Gjermeni ka informuar Algert Arapin dhe xhaxhain e tij Rexhep Arapin të cilët interesoheshin për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut, një emër i njohur për drejtësinë, i skeduar për trafik droge.

Të informuar për lëvizjet e personit që donin të vrisnin, xhaxha e nip, të armatosur kanë shkuar në pjesën e pasme të komisariatit në pritje të objektivit të tyre. Në dosje thuhet se teksa prisnin të kryenin vrasjesn, Dejvi Gjermeni i informon se ai ishte liruar, ndonëse në të vërtetë ai ishte ende në komisariat.

Kjo lëvizje e Gjermenit dyshohet të jetë bërë pasi ai kishte frikë se Algert Arapi dhe Rexhep Arapi, i njohur ndryshe si Kep Arapi, mund të zbuloheshin shpejt, e kësisoj dilte në skenë dhe emri i tij së bashku me informatorin në radhët e policisë, Dedan Gjonin. Përveç ish-policit, në pranga u vunë një ditë më parë edhe 3 personat e tjerë. /Tv Klan/

Etiketa: AtentatiDedan Gjonideshtimixhevdet plaku

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
Partizani zyrtarizon Orges Shehin në krye të skuadrës

Partizani zyrtarizon Orges Shehin në krye të skuadrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26

Klevis Qose është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Qose e ka mbajtur këtë detyrë për rreth...

Lexo më shumë
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com