GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Si e parashikonin fundin e botës, filozofët dhe mitologjia

në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Si e parashikonin fundin e botës, filozofët dhe mitologjia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kohët e fundit vizionet tona mbi fundin e botës, kanë variuar nga kërcënimi i krizës klimatike dhe i luftës bërthamore, deri tek imagjinimi i skenarit kur ne njerëzit i nënshtrohemi dhe në fund zëvendësohemi nga robotët që operojnë përmes Inteligjencës Artificiale.

Më herët ka pasur tregime biblike të engjëjve që derdhnin zorrët e tyre mbi Tokë, duke i kthyer detet në gjak. Por para tyre çfarë mendonin grekët e lashtë për fundin e botës? Për shumë grekë të lashtë, përfshirë filozofët Platonin dhe Aristotelin, bota nuk ka një fund, sepse ajo është ciklike.

Platoni besonte se të mbijetuarit do të rindërtonin gjithmonë jetën e tyre pas një katastrofe të madhe. Shumë nga stoikët besonin tek Ekpirosis, shkatërrimi periodik i kozmosit – çdo 36.000 vjet sipas Platonit – përpara se të fillonte sërish një cikël i ri. Poeti grek, filozofi ekonomik, bashkëkohësi i Homerit, dhe kronikani i rastësishëm i historisë, Hesiodi, shkruanin për një lloj apokalipsi që do të ndodhte, ku Perënditë shkatërrojnë njerëzimin.

Pesë epokat e njeriut sipas mitologjisë greke

Në poemën epike “Veprat dhe ditët” (Viti 700 Para Erës Sonë), Hesiodi i ndau në 5 periudhat e historisë. Ato ishin Epoka e Artë, Epoka e Argjendtë, Epoka e Bronzit, Epoka Heroike dhe Epoka e Hekurit, dhe e përshkruan përparimin e njerëzimit përmes thjerrëzave të mitologjisë greke.

Epoka e Artë nisi menjëherë pasi “zotat e pavdekshëm që banojnë në Olimp, krijuan një racë të artë njerëzish të vdekshëm”. Pastaj erdhi një “brezi i dytë njerëzish, që ishte prej argjendi dhe më pak fisnik”. Ai u pasua nga Epoka e Bronzit, një brez i tretë që ishte “i tmerrshëm dhe i fortë” dhe i etur për dhunë.

“Ata e shkatërruan veten, kaluan në shtëpinë e lagësht të Hadesit të ftohtë, dhe nuk lanë pas ndonjë emër. Sado të tmerrshëm që ishin, Vdekja e zezë i mori, dhe kështu ata lanë dritën e ndritshme të diellit”- shkroi Hesiodi.

Në disa versione të rrëfimit, Zeusi dërgon një përmbytje për të vrarë njerëzit e Epokës së Bronzit.

Pas kësaj, ai krijoi një “racë heronjsh të ngjashëm me Perëndinë”, dhe në këtë kohësupozohet se jetuan shumica e heronjve mitologjikë grekë përfshirë Perseun, Odiseun dhe Akilin. Hesiodi ankohej se nuk kishte lindur në Epokën e Heronjve, por në epokën tjetër.

“Sepse tani është Epoka e Hekurit,ku njerëzit nuk pushojnë kurrë së punuari fort ditën dhe u trishtuar natën; dhe Perënditë do t’i vënë në telashe të rënda”. Hesiodi besonte se kjo epokë “e hidhur” dhe “mizore” do të ishte e fundit.

“Sidoqoftë, edhe këta do të kenë disa të mira të përziera me të këqijat e tyre. Dhe Zeusi do ta shkatërrojë këtë racë njerëzish të vdekshëm edhe kur ata t’i kenë flokë e thinjur”- shtoui ai më tej.

 Hesiodi përshkruan më shumë detaje rreth kësaj epoke, duke e parë atë si një kohë kur keqbërësit lavdërohen për veprat e tyre të dhunshme dhe kur njerëzimi kënaqet me të keqen.

“Dhe atëherë Aidos dhe Nemesis, me format e tyre të ëmbla dhe të mbështjella me rroba të bardha, do të largohen nga toka, dhe do të braktisin njerëzimin për t’u bashkuar me shoqërinë e Perëndive të pavdekshme. Dhe pikëllime të hidhura do t’u lihen njerëzve të vdekshëm, teksa nuk do të ketë asnjë ndihmë kundër të keqes”.

Shpresojmë që bota të jetë ciklike, sepse nuk do të donim që të merrte fund njëherë e përgjithmonë.

Etiketa: fundi i botës

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Para
A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet

A do ketë befasi sonte? Ja si pritet të rreshtohen ekipet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë
Aktualitet

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

Policia ka arrestuar tre të rinj shqiptarë nga Saranda në Greqi, pasi sekuestruan 66 kilogramë e 742 gramë kanabis, i...

Lexo më shumë
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26
AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com