GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Si i shpëtoi vdekjes në 2016? Rrëfehet braziliani i Erzenit

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Si i shpëtoi vdekjes në 2016? Rrëfehet braziliani i Erzenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Andrei Alba mund të ishte në bordin e avionit të tragjedisë që i ndodhi skuadrës braziliane, Çapekoense, në vitin 2016. Mirëpo, ishte me shumë fat ose më saktë lindi për herë të dytë plot 7 vite më parë, kur avioni i ekipit të tij u rrëzua teksa po udhëtonte drejt Kolumbisë.

Ajo tragjedi i kushtoi jetën 76 personave, ndërsa mbijetuan vetëm 3 lojtarë të Çapekoenses. Njëri prej tyre është pikërisht mesfushori i afruar pak ditë më parë te Erzeni i Shijakut, 28-vjeçari Andrei Alba, i cili vjen sot në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”. Ai tregon pse nuk udhëtoi me skuadrën dhe gjithashtu si ndodhi që pas shumë viteve në Brazil, të transferohet në Shqipëri.

Andrei, ju keni qenë pjesë e Çapekoenses në periudhën kur ndodhi tragjedia. Si e mësuat lajmin?

Ditën e aksidentit po udhëtoja, sepse nuk kisha shkuar në Kolumbi me ekipin. E mora vesh nga familjarët, të cilët më thirrën të dëshpëruar duke pyetur se ku isha, pasi nuk e dinin që nuk kisha udhëtuar.

Sa i vështirë ka qenë ky moment për ju?

Kam kaluar 5 vite në klub, i kam njohur të gjithë ata që ndërruan jetë. Ka qenë moment shumë i vështirë!

Nuk ishit me skuadër në këtë fluturim tragjik. Cila ishte arsyeja?

Viti 2016 ishte i parë si profesionist për mua, ndërsa klubi ishte në momentin më të mirë në histori. Unë nuk u grumbullova, por më duhet të them se kishte sportistë më të përgatitur se unë për momentin.

Çfarë ndjen kur mendon se mund të ishe pjesë e skuadrës në avion?

Do të doja shumë të kisha shkuar në atë udhëtim. Kam qarë që nuk isha pjesë në atë mundësi. Por, besoj se mos të qenit aty ishte edhe një mesazh se Zoti ka gjithmonë një arsye për gjithçka që ndodh në jetën tonë.

Pas tragjedisë ju qëndruat në klub. Ishte e vështirë të stërviteshit?

Nuk u stërvitëm menjëherë, por kur e nisëm vitin me një skuadër të re për sezonin e ri, pata një dëmtim në gju, që më largoi nga fusha për 6 muaj.

Tani keni vendosur të vini në Shqipëri për të luajtur. Çfarë prisni?

Vij shumë i motivuar, më pëlqen të fitoj dhe në Shqipëri nuk do të jetë ndryshe. Shpresoj të jem në gjendje të tregoj vlerat e mua në fushë tek Erzeni, me rezultate dhe gjithashtu të jem në gjendje të mësoj pak më shumë për kulturën vendëse.

Çfarë ju bindi të firmosnit me Erzenin?

Mësova gjëra të mira për futbollin këtu, vendosa të pranoj sfidën dhe gjithashtu të jem në Europë, ku familja ime ndihet më mirë.

Çfarë dini për Shqipërinë?

Njoh shumë brazilianë që kanë luajtur në Shqipëri dhe që janë ende këtu.

Cili është objektivi juaj tek Erzeni?

Puna ime është të jem në gjendje të bëj një sezon të madh me Erzenin, të arrij objektivat e klubit, jo vetëm të jem thjesht një tjetër brazilian që kalon. Do të përpiqem të shënoj emrin tim në historinë e klubit me trofe ose objektiva të arritur./PanoramaSport

Etiketa: albaErzeni

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026
Sport

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

14:46 - 05/06/26
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura
Sport

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura

14:20 - 05/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Breaking Views

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Para
SHBA, bën thirrje Phenianit të ndërpresë tregtinë e armëve me Moskën

SHBA, bën thirrje Phenianit të ndërpresë tregtinë e armëve me Moskën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom