GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Si Kurti në Shqipëri”, ja si u pa votimi i ambasadorit të Kosovës në zgjedhjet e Francës

13:41 - 25/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si Kurti në Shqipëri”, ja si u pa votimi i ambasadorit të Kosovës në zgjedhjet e Francës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diplomati kosovar në Francë njoftoi ditën e sotme se doli e votoi ditën e djeshme në zgjedhjet e realizuara atje. Veprimi i tij mori disa epitete. Reflektorët ishin kthyer krah Francës, ku po përballeshin edhe njëherë Presidenti i tanishëm, Emmanuel Macron, me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Neutral në këto zgjedhje nuk kishte qëndruar diplomati kosovar Mehdi Halimi, për të cilin u mor vesh dje se ka edhe nënshtetësi franceze. Ai njoftoi se votoi për President të ri të Francës në rundin e dytë, ndërsa ftoi kosovarët e tjerë me nënshtetësi si të tijat, që të votojnë edhe ata.

“Posa votova në zgjedhjet Presidenciale në Francë. Ftoj të gjithë Kosovarët me të drejtë vote ta ushtrojnë edhe ata këtë të drejtë qytetare”.

Aktin e votimit në zgjedhjet e shtetit ku ai vepron si ambasador, disa e kanë konsideruar si jo të duhur. Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, e quajti “jodiplomatike” dhe “joprofesionale” pjesëmarrjen e diplomatit në zgjedhje.

“Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo ndonjë shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tash nënshkryetare e PDK-së.

Ish-ministrjes së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, i duket situatë e njëjtë si kur kryeministri Albin Kurti mori pjesë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Shqipëri. Sipas ish-Kryediplomates, kjo është e drejtë ligjore e të dyve, për shkak se kanë nënshtetësi të vendeve respektive, por është “jolegjitime”.

Pati edhe reagime të tjera të opinion dhënësve nëpër rrjete sociale. Votimin e ambasadorit në Francë, i shihnin si ndërhyrje zyrtare në zgjedhjet atje.

Etiketa: Albin KurtiKosoveVlora Citaku

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Marrëveshja tregtare e Britanisë me SHBA varet nga të drejtat e punëtorëve

Marrëveshja tregtare e Britanisë me SHBA varet nga të drejtat e punëtorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com