GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si ndodhi masakra e Fushë -Krujës, zbardhen detaje të tjera dhe pistat e ngritura nga policia

21:51 - 17/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po shkon drejt zbardhjes skema e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë ndërsa deri më tani janë publikuar të gjitha të dhënat e grumbulluara nga policia. Kjo masakër ka tronditur të gjithë vendin për shkak se mbetën të vrarë tre persona dhe ngjarja ndodhi në mes të ditës në rrugë, ku shumë qytetarët kanë parë skemën makabre. Viktimat të këtij sulmi mbetën si Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, pasi u qëlluan me breshëri plumbash nga një tjetër automjet “Volsëagen Passat”, i cili udhëtonte paralel me ta.

Deri më tani, nga të dhënat e policisë, dyshohet se atentatorët kanë qenë katër persona, ende të paidentifikuar por në kërkim nga policia. Gëzhojat janë ende në vendngjarje si dëshmi e masakrës, kur bëhet me dije se është qëlluar  gati 60 herë ndaj tre viktimave. Këta të fundit ishin emra mjaftë të njohur për policinë dhe janë pika referimi për të zbardhur ngjarjen. Brilant Martinaj, 22 vjeç, i njohur edhe si “vrasësi i policave”, pasi ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Xhulio Prela, dhe policit 60-vjeçar Xhelal Reçi. Nga intensiteti i plumbave në drejtim të vendit të parë në automjet, aty ku ishte ulur Brilant Martinaj dyshohet të jetë pikërisht ai shënjestra e këtij atentati.

Ndërsa, viktima tjetër është Diklen Vata, trupi i 30 vjeçarit dergjej i pajetë buzë rrugës jashtë mjetit. Vata ishte pjesëtar i një bande te njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017. Ai i shpëtoi plumbave që u derdhën drejt automjetit, por atentatorët u kthyen sërish në vendngjarje për ta ekzekutuar me 2 plumba. Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, ndërsa dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat e më pas mori flakë.

Përveç breshërisë me plumba, ndërsa nuk përjashtohet edhe fakti që autorët të kenë hedhur lëndë djegëse mbi mjet pasi janë siguruar që i kanë ekzekutuar. Krimi është kryer me shpejtësi dhe precizon në një vend të sigurt në mbikalim ku viktimat nuk kanë pasur mundësi devijimi. Sipas bluve,  një mjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në Larushkë. Rezultonte me targa e vjedhura në Tiranë dhe me xhama të zinj, brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5. Paraprakisht mendohet se në shënjestër objektivi i atentatorëve, ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Mësohet se RENEA dhe FNSH po kërkon për atentatorët në fshatin Larushkë ku u gjet mjeti i tyre dhe në fshatin Nikël, fshati i Krujës i përfolur gjithmonë për vrasje të bujshme, nga ku dyshohet të jetë origjina e atentatorëve. Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, as në vendin ku u gjet mjeti i djegur i atentatorëve në Larushkë. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve për të parë intinerarin e mjetit qe kreu masakrën me tre viktima. Ka dyshime që edhe viktimat ishin të tre të armatosur, duke hedhur dyshime se mund te ketë pasur përplasje me armë me  autorët, por këta të fundit arritën ta kryenin planin e menduar prej kohësh.

 

Etiketa: AtentatidetajeKryesore1maskaerpistapolciia

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, UNICEF i shqetësuar: Kemi ngritur 4 grupe që…

Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, UNICEF i shqetësuar: Kemi ngritur 4 grupe që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com