GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Si nuk na dhe nga rakia e gruas”, Isuf Hasa rrëfehen vrasjen e fqinjit

10:29 - 16/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si nuk na dhe nga rakia e gruas”, Isuf Hasa rrëfehen vrasjen e fqinjit

Isuf Hasa (majtas) dhe Xhemal Meta

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Më bullizonte, më ngacmonte dhe gruan”, kështu ka deklaruar para hetuesve autori i vrasjes së 81-vjeçarit në Zall-Bastar. Isuf Hasa ka rrëfyer krimin me detaje, duke theksuar se gjithçka erdhi si pasojë e ofendimeve të vazhdueshme të Xhemal Metës ndaj tij.

“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava, i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë”, ka thënë Hasa në dëshminë e tij.

Hasa është shoqëruar në komisariat fill pas ngjarjes, por më pas është lënë qëllimisht i lirë. Pas sigurimit të provave, agjentët e vunë në pranga.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë. I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij, me dëmtime të rënda në pjesën e pasme të kokës. Kështu Policia nisi hetimet e mëtejshme për vrasjen. Mësohet se fqinji i tij e ka goditur me çekiç mëngjesin e 13 Janarit, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas i ka marrë 200 mijë lekë të rinj që Meta kishte në xhep dhe është larguar nga vendngjarja.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e vajzës së Isuf Hasës në fshatin Gjokaj të Vorës, ku kanë gjetur çekiçin me të cilin 64 vjeçari ka kryer krimin.

Kujtojmë se kjo ngjarje është tejet e ngjashme me atë të ndodhur në Durrës, më 30 Dhjetor 2024. 82 vjeçari Paulin Gina u vra po me çekiç nga fqinji i tij Fation Janina. Shkak u bë një 200 mijë lekësh të vjetra borxh.

Etiketa: Isuf HasaVrasjeXhemal Meta

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Premtonte bursa studimi dhe udhëtime në Amerikë, prokuroria dërgon për gjyq Ermes Hoxhallin

Vdiq në vitin 2022/ Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e të dënuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Lexo më shumë
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com