GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

23:34 - 19/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si sot një vit më parë, opinioni publik në Shqipëri u trondit nga dy vetvrasje tragjike. I pari ishte i ndjeri Pal Trashaj, një familjar që kishte rënë viktimë e skemës kriminale të mikrokredive dhe që sakrifikoi veten në dyert e SPAK, si një klithmë dëshpëruese përballë heshtjes fajësuese të shtetit. Ndërsa viktima e dytë, që u tha se u vetvra, ishte i ndjeri Olsi Ibro, të cilin prokuroria e kishte cilësuar si trurin e skemës gjigande të mikrokredive.

Por si arritën punët deri këtu?

Më 23 maj 2024, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa arresti për nëntë persona të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ata ishin 7 ish-përmbarues privatë, të cilëve iu ishte hequr licenca që në vitin 2017: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi. Mes tyre u futën në listë edhe daja i njërit prej tyre, Edmond Mato dhe pronarja e MCA, Elda Ibro. Të gjithë këta ish-përmbarues që nga viti 2017 ishin kthyer në pronarë ose punëtorë të dy shoqërive mashtruese Micro Credit Albania dhe Final.

Këto dy shoqëri mikrokredie kishin të paktën që nga viti 2020 që bënin kërdinë me paratë e shqiptarëve: blinin kredi nga bankat e nivelit të dytë dhe i rimblidhnin me 10 fish çmimi. Meqenëse në të dyja kompanitë punonin ish-përmbarues, puna për t’i vënë në brazdat e mashtrimit ishte e lehtë. Dhe kështu vazhdoi për 4 vjet rresht, kur media u shqye me raste të panumërta se si mashtroheshin dhe torturoheshin njerëzit nga MCA dhe Final, por asnjë reagim, as nga shteti e as nga Banka e Shqipërisë.

E gjithë katrahura kishte 4 vjet që hetohej, por tashmë ishte tepër vonë. Dëmi ishte bërë. Nxitimi për të arrestuar disa ish-përmbarues nuk zbuloi e as frenoi asgjë. Mijëra viktima financiare kishin marrë goditje të pariparueshme.

Meqenëse qeveria u ndje keq për zhurmën e arrestimeve, i futi një makiazh të shpejtë, nëpërmjet Ulsi Manjës, Ministër i Drejtësisë. Më 30 maj 2024, vetëm disa ditë pas arrestimeve, ministri Manja bëri një kallëzim penal ndaj atyre që kishin “abuzuar” me detyrën në kohën e tij. Emrat e Fatos Alimadhit, Lefter Canaj, Helidon Xhindi, Rigels Bejko, MCA, ADCA, Final kishte kohë që ishin bërë të famshëm nëpër media, emisione e portale, por Manja u kujtua vonë…

Qershori dhe korriku filluan vrullshëm me hetime dhe sekuestrime për ‘bandën” e mikrokredive. Prokuroria e Tiranës, pas një gjumi 4-vjeçar, u kujtua se kjo ishte çështje me rëndësi dhe s’bëhej dot me një prokuror, ndaj caktoi tre. Ndini Tavani, Arben Agovi dhe Antoneta Sevdari ishin prokurorët që u caktuan për të zbërthyer bandën e mikrokredive që tashmë kishte nja 15 anëtarë, me ish-përmbarues të hequr, ca në detyrë, administratorë e pronarë të shoqërive MCA e Final dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Prokurorët më në fund zbuluan se kishte aq shumë viktima dhe ishte bërë dëm aq i madh sa duhej të sekuestronin MCA dhe Final, kompanitë me të cilat bëhej mashtrimi me kredi.

Në ditët e korrikut 2024 Policia e Shtetit, me urdhër gjykate, mësynë te zyrat e MCA, FINAL, që ndodheshin për ironi një pallat larg hyrjes së SPAK, te pallatet Usluga. Pasi policët u futën në zyrën e Olsi Ibros, punonjësit e tij tregojnë se ai buzëqeshi, ruajti qetësinë, por të nesërmen ai u gjet i vetëvrarë. Punonjësit e MCA, pranuar nën zë që “Olsi nuk e vriste kurrë veten…!”

Pasi prokurorët e Tiranës panë që thagma e mikrokredive ishte më e madhe sesa përflitej në media, i mblodhën të gjitha dokumentet dhe të dhënat e hetimit, dhe në nëntor 2024 i dërguan të gjithë të dyshuarit në SPAK, për disa vepra penale të kryera në “kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

SPAK caktoi Edvin Kondilin, rivalin e Altin Dumanit dhe “dashnorin” e qeverisë, për të qenë kreu i këtij institucioni, tre vjet më parë. Prokurori Kondili, në 7 muaj hetime, për çudi nuk preu asnjë masë sigurimi për grupin kriminal, përkundrazi i la të lirë të punojnë në zyrat e tyre.

Nuk u ndalua, as nuk u arrestua, administratori i MCA, FINAL, TDR Group, ADCA, as ish-përmbaruesit që kishin bërë dëme me sekuestrime: Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Helidon Xhindi, e as nuk u mor masë ndaj përmbaruesve që kishin shitur gjysmën e Shqipërisë në ankand.

Hetimi i grupit të strukturuar kriminal

Ajo që s’ka kuptim po të lexosh të gjithë materialin ‘përfundim hetimesh’ është se si është lënë gjithë ky mashtrim pa u prekur për vite me radhë.

Ajo që s’ka asnjë kuptim kur lexon gjithë materialin magazinues të provave dhe shkresave është se si nuk është ngacmuar asnjë nëpunës sado i thjeshtë i shtetit. S’ka asnjë të dyshuar nga Kadastra, Policia, Ministria e Drejtësisë!

Kokat e mikrokredive drejtonin një kompani investigimi privat që ia kalonte BKH-së, SPAK-ut dhe i afrohej vetë CIA-s. Ata dinin çdo gjë: ku haje, pije, flije, me kë bëje ndonjë argëtim edhe jashtë familjes tënde… të njihnin shokët, miqtë, komshinjtë dhe shokët e komshinjve. Të dinin punën, shefin, rrogën, pronën, numrin e këmbës etj. etj.

Ku i gjetën këta njerëz këto instrumente? A ka ndonjë përgjegjës për këto?

Përmbaruesit bënin ankande fiktive dhe askush nuk e kuptoi si i tjetërsuan 1700 prona? Ku i kishte sytë Kadastra, apo faji do mbetet pa hetim aty?

Lënia e përgjegjësive shtetërore jashtë krimit makabër të mikrokredive është as më shumë e as më pak mbytje e drejtësisë. Kur kjo bëhet nga një njësi speciale, siç quhet ndryshe Prokuroria e Posaçme, atëherë kjo është mbytje speciale e drejtësisë dhe lartësim special i padrejtësisë./kapitali.al

 

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Horoskopi ditor, e Enjte 8 Gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com