GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si po përdoret Luiz Ejlli për fushatë elektrale

17:01 - 30/04/23
në Aktualitet, Politikë, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po përdoret Luiz Ejlli për fushatë elektrale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

– Partitë shqiptare janë në ‘luftë’ për vota dhe për besueshmëri nga populli, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 2023-it. Duke përdorur çdo kartë të mundshme, duket se ajo që u ka mbetur partive të bëjnë është të zgjedhin imazhet e duhura. E ai që ka fituar zemrat e publikut shqiptar, prej muajsh tashmë (Luiz Ejlli) është kthyer në marketingun e dëshiruar dhe lakmuar nga secila parti.

Luizi ka fituar një simpati tek publikut, i cili po e mbështet në format nga më të ndryshmet dhe videot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit. Duke qenë banori më i pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ e jashtë saj, bindja e tij politike vihet shpesh herë në pikëpyetje.

Ai ka deklaruar se është i djathtë mirëpo nuk e ka mohuar se ndihmën më të madhe kur ishte në pikën e ulët të jetës, e mori nga kandidati i PS-së, për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci. E këtë e përmendi edhe mbrëmjen e kaluar.

 “Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi gjatë emisionit.

Pas kësaj deklarate, Beci (duke ditur edhe ndikimin që ka Luizi tek populli shqiptar), shpërndau këtë moment në rrjetin e tij social, ‘Instagram’. Edhe pse Beci nuk shkroi asgjë përkrah videos ku duket Luizi, ai lë të kuptojë se ka mbështetjen e tij për këtë fushatë.

Po mesa duket jo të gjithë mendojnë kështu. Reagimet në rrjet ishin nga më të ndryshmet, që nga ato që thonin se Luizi mund të ishte kandidati i denjë për Shkodrën, e të tjerë që i drejtoheshin Becit duke i kujtuar se ‘po i shkon mundi dëm’, pasi Shkodra është e djathtë, e se me 14 Maj do fitojë Bardh Spahija.

REAGIMET:

-Aktori Julian Deda

Kot lodhen, prap se prap n’Shkoder fiton Bardh Spahija.

– Gazetari Bledian Koka

Thene kjo! Ti mund ta besh Luizin edhe konsull kulturor ne France, ti japesh license noterie e me rradhe, por ai ne jete ka dashur te jete thjeshte nje specialist i rendomte ne KESH! p.s…per cdo gje tjeter, kjo e sontmja e coi ne 20 pike plus per Bardh Spahian, diferencen me rivalin e tij te partise se tallavase!

-Faqja Lolita

As lotët e Luiz Ejllit nuk ia japin fitoren Benet Becit. Kot u lodhën këta të produksionit me këtë skenar telenove indiane. Fiton Bardh Spahia dhe pikë!

-Sonila Meço

Politikë me "Big Brother VIP Albania", Luiz Ejlli

Nëse do ketë më shumë vlerë figura e Luizit në këtë fushatë elektorale sesa premtimet e secilit kandidat, na mbetet të shihet pas disa javësh, kur këngëtari të vihet përballë ofertave nga partitë…

Etiketa: benet beciKryesore1luiz ejlli

Lajme të lidhura

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj
Aktualitet

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj

09:35 - 15/12/25
Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë
Aktualitet

Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë

09:32 - 15/12/25
Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë
Aktualitet

Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

09:19 - 15/12/25
Para
Napoli me “pjesë mangut”, Osimhen në dyshim, Simeone out

Napolit i ngelet shampanja pa hapur, shtyhet festa e titullit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj
Aktualitet

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj

09:35 - 15/12/25

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë...

Lexo më shumë
Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë

Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë

09:32 - 15/12/25
Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

09:19 - 15/12/25
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

08:46 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com