GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u ekzekutua 1 vit më parë sipërmarrësi shqiptar në Itali. Skenari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u ekzekutua 1 vit më parë sipërmarrësi shqiptar në Itali. Skenari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dhjetor të 2023-it pritet të nisë gjyqi ndaj tre personave të dyshuar si autorë të vrasjes së sipërmarrësit shqiptar Fatmir Ara. Krimi ndodhi në 2 shtator të 2022 në Itali, ndërsa të arrestuar lidhur me ngjarjen janë Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni.

Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që italiani Davide kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë të cilën donte ta rinovonte.

Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara. Por punët po shkonin ngadalë dhe për vrasësin e dyshuar kishin nisur të akumuloheshin borxhe dhe probleme ekonomike.

Prandaj mendoi që duke eliminuar Arën, ai do të hiqte qafe këto probleme dhe kështu nisi të planifikonte vrasjen. Bashkë me mikun e tij, Andrea Fagnoni, bënë një inspektim në zonën rurale të San Carlo Canavese.

Plani parashikonte që shqiptari të vritej nga Davide me një çifte në pronësi të prindërve të tij. Armën atij ia kishte sjellë e motra, Barbara, e cila e kishte marrë fshehurazi. Ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e vrasësit.

Kështu më 2 Shtator, Davide e mashtroi Arën dhe e dërgoi në San Carlo me pretekstin se do të flisnin për punë. Por sapo arritën në vendin e planifikuar, Davide ka nxjerrë armën nga ku e kishte fshehur dhe ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës.

Pas të shtënës së parë, sipërmarrësi shqiptar ka rënë në tokë, ndërsa autori ka shtënë edhe 4 herë të tjera për t’u siguruar që do të humbte jetën. Më pas shkoi tek bashkëpunëtori që e priste në një distancë të shkurtër.

Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim i urdhëruar nga organizatat kriminale.

Për më pas hetuesit arritën tek Osella Ghena dhe Pagnoni, ndërsa më vonë arrestuan edhe motrën e tij, Barbarën.

Etiketa: ekzekutimfatmir araItali

Lajme të lidhura

Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)
Aktualitet

Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)

20:45 - 04/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
Para
Ahmetaj i ‘përshëndet’ nga Londra, policia e kërkon në Tiranë

Pasuritë e sekuestruara të Ahmetaj, Apeli i GJKKO merr vendim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)
Aktualitet

Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)

20:45 - 04/11/26

Pamjet dramatike të publikuara nga vendngjarja tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm në një...

Lexo më shumë
“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

19:54 - 04/11/26
Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

19:40 - 04/11/26
“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

19:29 - 04/11/26
Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

18:58 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com