GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u ndryshua PDV-ja e pronës për kullë tek Presidenca nga “Agi Kons”-i i Gentian Sulës me “bekimin” e Erion Veliajt

17:59 - 21/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u ndryshua PDV-ja e pronës për kullë tek Presidenca nga “Agi Kons”-i i Gentian Sulës me “bekimin” e Erion Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili po hetohet për 4 vepra të dyshuara penale, është thirrur pak ditë më parë edhe biznesmeni Gent Sula, i njohur si pronar i “Agi Kons”.

Ai është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u dhe marrja e tij në pyetje besohet se ka qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Ora News” publikoi një ditë më parë dokumentin e kontratës së shit-blerjes së rezidencës tek “Kodra e Diellit” e nënshkruar mes bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxës dhe kompanisë “Agi Kons” në pronësi të biznesmenit Gent Sula që mbase dëshmon edhe mënyrën se si funksionon prej vitesh lidhja mes çiftit Veliaj-Xoxa dhe Gent Sulës. Kontrata është e vitit 2016 dhe me akt sipërmarrje të vitit 2012.

Kontrata e shit-blerjes mes “Agi Kons” dhe Ajola Xoxës

Dhe për të kuptuar më shumë mbi këtë mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me hetimet e nisura nga SPAK për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës.

Kontrata e shit-blerjes mes “Agi Kons” dhe Ajola Xoxës

Gjithsesi vlen të kujtojmë se për këtë marrëveshje të dyshimtë, apo për këtë kontratë si dhe për pasurinë e Veliajt dhe Xoxës, rrjeti investigativ “BIRN” në 28 korrik të vitit 2019 do të publikonte një artikull ku shprehet se nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan “flamuj të kuq”, që lidhen kryesisht me pasuritë e patundshme në pronësinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij.

Megjithatë bashkëpunimi me “Agi Kons” duket se vijon më tej.

Në 26 qershor të vitit 2018, KKT me propozim të Bashkisë së Tiranës vendos të ndryshojë PDV-në në territorin pas Presidencës duke miratuar leje për pallat.

Por më herët mes pronarëve të truallit dhe subjektit “Agi Kons” është nënshkruar një kontratë, dokument të cilin “Ora News” e disponon, ku në të vendoset si kusht se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas ndryshimit të PDV-së.

Kontratë marrëveshja

“1. Me nënshkrimin e kësaj kontrate palët bien dakord që kjo kontratë të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit të saj dhe afati përcaktohet i ndarë sipas objektit të kontratës sa vijon

1.2 Afati ligjor për miratimin e PDV-së së pronës lidhet me kusht, ku kushti është rishimi / integrimi dhe miratimi i planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë. Me vërtetimin e kushtit shoqëria legjitimohet përballë pushtetit vendor për miratimin e planit të detajuar vendor për pronën objekt kontrate.

1.3 Zhvilluesi ““Agi Kons shpk” ka detyrimin të hartojë dhe miratojë PDV-në për nënnjësinë strukturore nr. 5/23, pjesë e së cilës janë pronat objekt kontrate, menjëherë pas rishikimit dhe miratimit të PPV-së së Bashkia Tiranë, por jo më vonë se një vit nga data e miratimit të PPV-së, e cila sipas ligjit shpallet publikisht”.

Më tej palët bien dakord për lidhjen e kontratës së sipërmarrjes.

Ndërkaq në 2017-ën duket se ka ndryshuar dhe plani vendor duke i hapur rrugën pallatit.

Po në atë kohë mediet raportuan se përplasjet për të ndaluar objektin shumëkatësh pas Presidencës ishin më të hershme.

Madje, edhe ish-presidenti Ilir Meta deklaroi se do të niste një proces gjyqësor. Por edhe më herët përpjekjet për ta realizuar ndërtimin nuk kishin kaluar deri në momentin që shfaqet |Agi Kons”-i e Gentian Sulës.

Dhe nga e gjithë kjo lind pyetja: Si mundet që një biznesmen të marrë përsipër për të ndryshuar PDV-n nga një pronë me siguri të lartë ta kthejë në zonë për të ngritur kullën e radhës mu mbas kurrizit të Presidencës. A tregon kjo dhe lidhjen e kryebashkiakut Erion Veliaj me biznesmenin Gentian Sula, ku vendimmarrjet bëhen me “klering” përmes sigurimit të pronave të paluajtshme?

Megjithatë, nuk dihet nëse SPAK është përqendruar në pyetje vetëm në rastin e blerjes së pasurisë, apo dëshmia e Sulës ka vijuar edhe më tej.

/Ora News/

Etiketa: Agi KonsErion VeliajGentian SulaKryesore1

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Nga Vllaznia në Ligue 1, talenti i Kombëtares U-21 drejt klubit francez

Nga Vllaznia në Ligue 1, talenti i Kombëtares U-21 drejt klubit francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com