GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Si u vodhën 2.1 mln euro nga Thesari i Kosovës? Nis gjyqi për ish-zyrtarët

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u vodhën 2.1 mln euro nga Thesari i Kosovës? Nis gjyqi për ish-zyrtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Labinot Gruda një ish-zyrtar në Ministrinë e Financave, i cili shërbente si menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës dhe Kadri Shala po akuzohen nga Prokuroria Speciale për disa vepra penale në lidhje me vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës së Prishtinës që të ftojë 11 dëshmitarë, të cilët do të japin dëshminë e tyre për vjedhjen e 2 milionë e 995 mijë e 77 eurove e 90 centë.

Në aktakuzën e siguruar nga mediat kosovare, Prokuroria Speciale ka përshkruar se më 9 tetor të vitit të kaluar, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Prokurorisë Speciale, Kadri Shala ka kryer veprën penale të ndihmës e cila është ndërlidhur me veprën tjetër penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Dy të pandehurit, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, sipas aktakuzës nga data 9 tetor deri më 15 tetor të vitit 2020 në Prishtinë, pas marrëveshjes dhe planifikimit paraprak në bashkëkryerje kanë bërë transferimin e parave nga Thesari i Shtetit në kompaninë e personit të autorizuar Kadri Shala, “LDA GROUP SHPK”  ndërsa me qëllim të fshehjes së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme, i ka ndarë rreth 2.1 milionë eurot në llogari të ndryshme bankare të personave fizikë nën arsyetimin për blerje, huazim, avans, donacione e kryerje të borxheve.

1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë Shala dyshohet se i ka transferuar në 26 kompani të ndryshme në Kosovë ndërsa 440 mijë euro i njëjti person dyshohet se i ka transferuar në llogari bankare në Turqi nën arsyetimin për pagesë të blerjes së makinerisë së betonieres dhe pompës së betonit.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka përshkruar në aktakuzën se Kadri Shala nga data 9 tetor deri më 15 tetor 2020 ka tërhequr nga banka 221 mijë e 582 euro e 26 centë nën arsyetimin për pagesa dhe nevoja të kompanisë.

Siç thuhet në aktakuzë te përshkrimi i tërheqjes së mjeteve Shala ka përdorur arsyetimet për tërheqjen e mjeteve për nevoja të kompanisë, për pagesa të punëtorëve e pagesa të betonit. Me këto veprime Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngarkuar Shalën me veprën tjetër penale të cilën e ka kryer në bashkëkryerje me Labinot Grudën për shpëlarje parash.

Mbi 2 milionë euro u “zhdukën” nga Thesari i Shtetit tetorin e vitit të kaluar ndërsa i dyshuari kryesor për këtë çështje ishte Labinot Gruda, në atë kohë me pozitë në Ministrinë e Financave si menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës. Në aktakuzë përshkruhet në detaje se si është kryer transferi i 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë, për të cilën Prokuroria Speciale e ka ngarkuar Labinot Grudën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, hyrje në sistem kompjuterik, vjedhje të identitetit dhe pajisje e qasjes ndërsa Kadri Shala akuzohet për veprën penale të ndihmës të lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Për çdo veprim, Gruda kishte përdorur llogari të krijuara nga vetë ai, thuhet në aktakuzë. Edhe për shpenzim të mallit, Gruda kishte përdorur një llogari tjetër dhe kishte krijuar kuponët e shpenzimit si dhe certifikimin e kuponëve për kompaninë “LDA GROUP SHPK”.

Labinot Gruda ndodhet në paraburgim nga 20 tetori i vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ndërsa Kadri Shala gjendet në paraburgim nga 26 nëntori i vitit të kaluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Në seancën fillestare të mbajtur më 28 tetor, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohen.

Etiketa: akuzohenish-zyrtaretKosoveMinistria e FinancaveThesari i Shtetit

Lajme të lidhura

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Para
Astrit Patozi: PD e ndarë në kampe, nuk shkoj aty ku s’më dëgjojnë

Astrit Patozi: PD e ndarë në kampe, nuk shkoj aty ku s’më dëgjojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş