GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sigurimi i makinave, AMF ul komisionin e agjentëve

18:13 - 27/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sigurimi i makinave, AMF ul komisionin e agjentëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas projektrregullores, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022. Këtë e ka miratuar Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të martën në rregulloren “për komisionet e ndërmjetësimit”.

Kështu, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim rezultuan madje edhe më të larta se dëmet neto të paguara nga siguruesit (përjashtuar dëmet e paguar nga risiguruesit).

Komisionet për agjentët janë një nga mekanizmat kryesorë të konkurrencës mes kompanive të sigurimeve në Shqipëri. AMF ka vlerësuar se nivelet e komisioneve në sigurime në tregun shqiptar janë shumë të larta, ndaj në ligjin e ri është vendosur që këto komisione të kufizohen, të paktën për këto produkte, që zënë edhe peshën kryesore në strukturën e primeve të tregut shqiptar të sigurimeve.

Në variantin e projektligjit të propozuar fillimisht nga AMF, parashikohej që niveli i komisionit të rregullohej me ligj, në masën 12%. Por, në variantin e miratuar të ligjit u vendos që kjo çështje të rregullohet me akte nënligjore nga AMF. Komisionet që parashikon rregullorja janë më të larta se ato që ishin propozuar fillimisht në projektligj, por sidoqoftë ato janë ndjeshëm më të ulët se vlerat ekzistuese të komisioneve që aplikohen sot nga kompanitë e sigurimit. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu.

Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët. Niveli i lartë i komisionit iu krijon agjentëve hapësira për të negociuar çmimin me blerësin e policës së sigurimit. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim rezultuan madje edhe më të larta se dëmet neto të paguara nga siguruesit (përjashtuar dëmet e paguar nga risiguruesit).

Etiketa: agjentetAMFKomisioniMakinatsigurimi

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, zbulohet çfarë do të diskutohet

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, zbulohet çfarë do të diskutohet

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com