GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo: Do ketë ndryshime me Letoninë, por nuk është koha për të bërë eksperimente

12:37 - 29/08/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Silvinjo: Do ketë ndryshime me Letoninë, por nuk është koha për të bërë eksperimente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sylvinho ka publikuar ditën e sotme edhe listën e të grumbulluarve për duelet me Gjibraltarin dhe Letoninë. Braziliani do të ketë të gatshëm 25 lojtarë, të cilët do të kenë mundësinë të luajnë në këto 2 përballje.

Ndëkohë timonieri kuqezi ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për të grumbulluarit dhe gjendjen e tyre. Gjithashtu edhe çfarë pret nga miqësorja me Gjibraltarin dhe dueli delikat me Letoninë që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Asnjë ndryshim, mungojnë vetëm Ismajli dhe Sherri, çfarë do na thuash?
Ne kemi bërë 50% të rrugëtimit, kemi luajtur 4 ndeshje dhe kemi edhe 4 të tjera. Për lojtarët që mungojnë, fola me të dhe ka patur një dëmtim të lehtë, por për të është e rëndësishme të pushojë dhe të ambientohet edhe me ambientin e ri. Nuk donim të rrezikonim. Sa i përket ndryshimeve, nuk ka të tillla nëse gjithçka shkon siç duhet, ndryshimet ndodhin kur gjërat janë kundër. Kur nga futbollistët shijoj dhe kuptoj që uk duan atëherë merret një vendim ndaj tyre, por unë shikoj që të gjithë futbollistët kanë dëshirë të luajnë për Kombëtaren.

Asnjë risi në emra. A ke ndonjë strategji për fitoren?

Do të ketë ndryshime me ndeshjen me Letoninë, pasi kemi një miqësore më parë. Kemi Bajramin, Pajazitin dhe Berishën që kanë luajtur me U-21 dhe ende nuk kanë luajtur një pjesë të plotë me ne. Letonia është nnjë ndeshje e fortë dhe do të ketë ndryshime. Sa i përket Nedim Bajramit dhe Muçit kanë bërë një rrugëtim të mirë me ne. Për momentin nuk është në një moment të mirë Bajrami, ndërsa Muçi luajti dje me ekipin e tij. Janë lotjarë të rëndësishëm dhe vijnë me dëshirë në Kombëtare dhe japin maksimumin në fushën e lojës.

A ke menduar për emra të rinj?

Kam patur shumë dilema. Puna me Kombëtaren nis shumë kihë më parë dhe kam nisur të mendoj për listën që në gusht. Eksperienca si Letonia është shumë e rëndësishme dhe nuk mendoj se është momenti të sjellim futbollistë të ri. Duhet të jenë pjesë futbollistë që janë mësuar me skemat dhe përgjegjësitë tona. Kam folur shumë këto këto dhe ne kemi besim se futbollistët që kemi zgjedhur do të bëjnë mirë.

Kemi 3 futbollitë që kanë bërë një rrugëtim me U-21 dhe ende nuk kanë performuar një pjesë të plotë në fushë. Ne nuk mund të grumbullojmë 30 futbollistë dhe të krijojmë 2 skuadra. Secili prej nesh do të ketë momentin e tij. Më duhet të vlerësojmë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim deri tan dhe për të rinj do të ketë një kohë tjetër.

A është Gjibraltari kundërshtari i duhur para Letonisë?

“Miqësoret të japin mundësinë të shikosh futbollistët që s’kanë luajtur shumë me Komëbtaren. Do të jetë ndeshjen e mirë për t’u testuar.

Ndoshta nuk është momenti më i mirë, por mendoj më shumë është çështje minutazhi se sa performancë e tyre në fushë.

Përveç Dajsinanit dhe Alijit, a ka ndonjë futbollist tjetër që mund të merret nga Superiorja?

Qefalija është një emër. Ka bërë një ndeshje të mirë, e pashë e mbrëmë. Është shumë teknik, luan me këmbën e majtë, taktikisht është shumë inteligjent dhe është në listën e pritjes. Dajsinani n aka surprizuar, vrapon dhe është shumë i angazhuar dhe kjo më ka pëlqyer.

Etiketa: eksperimentndryshimeSilvinjo

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Tifozët polakë përdhosën bustin e heroit tonë këmbëtar, policia arreston shqiptarët që reaguan

Tifozët polakë përdhosën bustin e heroit tonë këmbëtar, policia arreston shqiptarët që reaguan

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

Votimi me 82 vota në Kuvend nuk ishte një surprizë, por një lëvizje e pritshme nga një kryeministër që tashmë...

Lexo më shumë
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com