GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo flet për sfidat e shtatorit: Nga ekipi pres që…

23:10 - 15/08/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Silvinjo flet për sfidat e shtatorit: Nga ekipi pres që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pushimet kanë mbaruar dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo ka nisur nga puna për dy ndeshjet e muajit shtator. Sa të rëndësishme po aq e të vështira janë përballjet me Çekinë fillimisht në transfertë dhe më pas me Poloninë në “Air Albania”. Ky është mendimi i trajnerit të Shqipërisë, i cili flet ekskluzivisht në një intervistë për “Panorama Sport”.

Braziliani komenton lëvizjet që kanë bërë disa lojtarë të Kombëtares, si Ramadani, Seferi, Sadiku, të cilët kanë ndryshuar skuadër në këtë merkato dhe si kanë ndikuar tek ai këto transferime. Gjithashtu ai zbulon edhe situatën me Armando Brojën dhe çështjen për grumbullimin e tij në dy takimet e ardhshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Mister, fillimisht, si shkuan pushimet?

Shumë mirë. Çdo gjë ka shkuar mirë. Pushova dhe jam kthyer më 31 korrik në punë në federatë.

Rinis puna, do të vijoni me vëzhgimin e lojtarëve pasi po afron edhe data e ndeshjeve dhe grumbullimit të ekipit kombëtar?

Po, e kemi bërë një xhiro në Europë, po ashtu Zabaleta dhe Doriva. Mund të kemi edhe një udhëtim tjetër këtë kohë. Do të vazhdojmë t’i ndjekim me kujdes pasi është një periudhë e vështirë, sepse të gjithë vijnë nga pushimet dhe vetëm pas një apo dy ndeshjesh në kampionat që do të bëjnë, na duhet që t’i grumbullojmë për ndeshjet e shtatorit. Është një moment ku duhet t’i shikojmë të gjithë dhe pastaj të vendosim.

Dy lojtarë shqiptarë i janë shtuar Serisë A, Ylber Ramadani, që është pjesë e grupit tuaj dhe Stiven Shpendi tek Empoli, lojtar i Kombëtares U-21, çfarë mendoni për këto dy transferime?

Po, Shpendi. E njoh, një nga binjakët sulmues në Itali. E kam parë dhe mendoj se është një sulmues i fortë, i ri dhe i talentuar. Në këto momente, për të qenë të sinqertë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara, shumë të vështira si fizikisht dhe teknikisht.

Ne do të shkojmë me 23-24 lojtarë që janë të aftë dhe në gjendje për t’u përballur me këta kundërshtarë në këto dy sfida të rëndësishme. Pastaj Ramadani ka bërë një ndryshim skuadre dhe kampionati. Një mesfushor i fortë, e kemi parë dhe siç e thashë do të fokusohemi tek ata futbollistë që janë mësuar që të përballen kundër Republikës Çeke dhe Polonisë.

Po ashtu edhe dy sulmues kanë ndryshuar skuadër, Taulant Seferi dhe Armando Sadiku…

Po e drejtë, edhe Cikalleshi, i cili është kthyer në Turqi tek ekipi i tij pas huazimit. Në këtë sens, pasi puna jonë në Kombëtare është që t’i ndjekim të gjithë, edhe kur ndryshojnë ekip, çfarë po bën aty, si po luan skuadra, duhet t’i shohim të gjitha.

Seferi, Sadiku, Cikalleshi janë lojtarë që kanë bërë një ndryshim dhe duhet t’i shohim, sepse janë tanët. Një ndryshim e shqetëson disi një trajner, sepse sot ka metoda të ndryshme të stërvitjes, me një trajner tjetër, mund të jetë pak e rrezikshme sa i përket ndryshimit që një lojtar bën, por ne duhet të punojmë edhe për këtë pjesë.

Rikthimi i Armando Brojës është i rëndësishëm, a jemi më të kompletuar në ndeshjet e shtatorit?

Ne jemi akoma duke marrë disa informacione për të. Si federatë shqiptare kemi komunikuar me Çelsin, përpara se të dërgojmë një ftesë në klub. Lajmi që kemi është se Çelsi ka një protokoll për Brojën pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe nuk është e lehtë që të vijë.

Unë kam folur edhe me lojtarin dhe duhet të respektojmë këtë moment mes federatës dhe Çelsit. Përgjigjja e departamentit mjekësor të Çelsit nuk është “e mirë”, ka një protokoll dhe sigurisht që do të duhet të vlerësohet. Grumbullimi do të jetë më 29-30 gusht, por nuk do të jetë e lehtë. Sipas meje dhe sipas londinezëve, në këtë moment, Broja nuk është në gjendje që të vijë në Kombëtare.

Ndoqët Partizanin kundër Romës, kishit ndonjë objektiv nga të kuqtë për të rekrutuar në Kombëtare?

Para së gjithave, Roma është Roma, një skuadër e bukur. Po ashtu edhe Partizani ka ekip të mirë. Ne jemi këtu, bashkë me stafin, sepse mendoj se duhet t’i shohim lojtarët e kampionatit tonë, si Hadroj që ka qenë dy herë i grumbulluar. E kam thënë edhe më parë që jam duke ndjekur lojtarë si Rrapaj apo edhe ndonjë tjetër.

Ne kemi lojtarë të fortë, por nuk është e lehtë në sensin pozitiv, sepse kemi edhe shumë futbollistë jashtë që luajnë shumë mirë futboll. Por, për lojtarët vendës është edhe një motivim shtesë më shumë për t’u rritur dhe për të kapur Kombëtaren. Bën mirë këtu në shtëpi apo bën mirë jashtë, ne do të jemi duke i ndjekur./PanoramaSport

Etiketa: shqipëriaSilvinjo

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Vijnë lajme të mira për “Duelin e Shekullit”

Vijnë lajme të mira për “Duelin e Shekullit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com