GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Silvinjo: I kënaqur me rezultatin, por me Poloninë është jetike

08:11 - 08/09/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo: I kënaqur me rezultatin, por me Poloninë është jetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë shumë i kënaqur për barazimin 1-1 të kuqezinjve përballë Çekisë. Tekniku theksoi se ishte një fitore e gjithë skuadrës kjo e sotmja.

Silvinjo është shfaqur përherë diplomat dhe i rezervuar, por në përfundimin e ndeshjes me Çekinë e pranoi se Shqipëria mund të mendojë edhe për klasifikimin.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë por ia dolëm të dalim me 1 pikë. Është e rëndësishme që edhe Çekia nuk mori 3 pikë dhe prandaj ky barazim është shumë i rëndësishëm. Tani mund të bëjmë llogaritë,  por ndeshja e ardhshme është jetike dhe duhet të mendojmë për këtë sfidë.

Falenderoj tifozët që ishin këtu, shumë shqiptarë. Pastaj jam i kënaqur me rezultatin, edhe me paraqitjen e skuadrës. Por nga kjo pikëpamje, në dhomat e zhveshjeve kemi 23-24 lojtarë që kanë zemër e shpirt, po fillojnë të bëjnë një atmosferë shumë të bukur. Jam i sigurt se kemi barazuar për forcën e 23-24 lojtarëve që kemi këtu.

Sulmuesit po bëjnë mirë, Bajrami ka një nivel cilësie të jashtëzakonshme. Edhe shumë të tjerë, ua kam thënë, që goli është shumë i rëndësishëm dhe do të vijë. Do të vijë i Uzunit, Cikalleshit, Mujës e Dakut që debutuan dhe bënë shumë mirë, nuk është e lehtë.

Nuk flitet për rënie fizike në pjesë e dytë. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, shumë të sigurt, me intensitet, taktikë dhe cilësi teknike. Pastaj është e vërtetë që nga ana tjetër është lideri i grupit, një skuadër fizike me lojtarë shtatlartë që luajnë shumë në Bundesligë.

Është e vërtetë që në pjesën e dytë përjetuam 10 minuta a diçka më shumë të vështirë, ishim të kthyer mbrapa. Por taktikisht mendoj se edhe të kthyer mbrapa, në ato momente, kemi bërë mirë. Pastaj e morëm veten, barazuam dhe atje pastaj, sipas meje, me ndërrimet që hynë të freskët na ndihmoi shumë.

Bajrami ishte i mbaruar, kur mbeteshin 10-12 minuta por kemi zgjedhje që Gjasula sjell centimetra dhe na e dha këtë mundësi. Kjo ishte zgjedhja. Muçi është një lojtar i madh, e kemi parë herën e fundit. Ai vjen gjithmonë se është teknikisht shumë i fortë, psikologjikisht gjithashtu. Jam i sigurt që ne do të na ndihmojë shumë në këtë rrugë, që mbetet ende 50%, katër ndeshje.

Golat e bukur? Është cilësia e lojtarëve, e thashë që kanë shumë cilësi lojtarët. Ne kemi lojtarë të fortë të mirë.

Një gjuajtje, një gol? Kemi Asanin që bëri një gjuajtje përballë portierit në pjesën e parë kur ishte 0-0. Kjo është një skuadër e stërvitur mirë, fizike, e fortë, potente, që ka pësyar vetëm 2-3 gola në katër ndeshje. Pësojnë shumë pak”, tha Silvinjo pas ndeshjes.

 

 

Etiketa: Kryesore1polonorezultatSilvinjo

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 8 Shtator 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com