GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo ndryshon listën: Broja është jashtë Kombëtares, kemi ftuar Uzunin

11:32 - 02/09/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Silvinjo ndryshon listën: Broja është jashtë Kombëtares, kemi ftuar Uzunin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori do të rikthejë sërish emocione kuqezi. Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën e plotë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do të luajnë dy duele ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve. Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator. Ndërkohë trajneri Sylvinho ka dalë në konferencën e parë për shtyp në prag të grumbullimit.

Në konferencën e tij të parë për mediat për këtë cikël të ri, Silvinjo ka folur për objektivat e skuadrës, por edhe ndryshimet që janë bërë në radhët e ekipit me afrime dhe largime lojtarësh.

“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta.

Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne.

Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër kemi Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.

Berisha? Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, në këtë moment futbollisti nuk ka klub. Është moment i veçantë se ata vijnë edhe nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub humb shumë se nuk stërvitet. Por ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo.

Një pjesë e rëndësishme e punës, në momentin që kemi 3 milionë këtu dhe 9 milionë jashtë, pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por e vështirë që duhet të bëjmë me profesionalizëm, se flasim me një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë. Bëhen gjerat me qetësi, profesionalizëm, kur na intereson lojtari, flitet me qetësi. Kjo është punë që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo, nëse po flasim. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur, një ditë mund të flasim për gjëra të tilla”, tha ndër të tjera Silvinjo.

 

Etiketa: brojaSilvinjo

Lajme të lidhura

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi merr vendimin

12:52 - 02/02/26
Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen
Sport

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen

11:48 - 02/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Para
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kanosi gruan, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë

Aksident në Velipojë, makina përplas 81-vjeçarin me bicikletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve
Breaking Views

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

18:34 - 02/02/26

Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë. Fillimisht fjalën e kanë nisur qytetarët, të...

Lexo më shumë
Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

18:08 - 02/02/26
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht…

17:00 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com