GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Silvinjo: Objektivi i së ardhmes kualifikimi në Botëror

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho reagon në rrjetet sociale, shkruan shqip
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i ekipit Kombëtar, brazilaini Silvinjo, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”, që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e “Gjermani 2024” dhe vendin e parë në Grupin E.

Ai ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Europian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror. Trajneri Silvinjo vlerësoi edhe punën e madhe të bërë nga lojtarët, duke thënë se përkushtimi në punë është çelësi i suksesit.

Objektivat e së ardhmes– “Objektivi kryesor në afat të gjatë, pas gjashtë muajsh është që të zhvillojmë një turne të denjë. Objektivi i dytë është ta çojmë përpara planin tonë, ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur kurrë. Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim zhvillimin tonë. Ne duam të bëjmë progres në dy drejtime: të kemi një turne të denjë në “Euro 2024” dhe më pas të kemi mbështetjen e vendit, FSHF-së dhe lojtarëve në mënyrë që të bëjmë mirë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës dhe të luajmë rregullisht në këto kompeticione.

Ëndrra për kualifikimin në Botëror – Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë. Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Europian.

Maroku si shembull për Shqipërinë – Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne.

Një nga mbrojtjet më të mira në kualifikueset e Europianit – “Gjithçka ka të bëjë me angazhimin në stërvitje. Ka më shumë se 10 vjet që skuadrat po mbrohen me 10 lojtarë. Mbrojtja më e mirë është vetë sistemi. Mund të kesh tre qendërmbrojtës fantastikë dhe portierin më të mirë në botë, por nëse nuk ke përkushtim në punë, atëherë do të pësosh gola. Askush nuk mbrohet me katër ose pesë kundër pesë ose gjashtë. Sulmuesit janë më të shpejtë, më kreativë dhe më inteligjentë në zonën e sulmit dhe gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në punë.

Etiketa: boterorShqiperiaSilvinjo

Lajme të lidhura

Dëmtimi i Ernest Muçit alarmon klubin dhe Kombëtaren, testet në Turqi zbulojnë situatën e sulmuesit
Breaking Views

Dëmtimi i Ernest Muçit alarmon klubin dhe Kombëtaren, testet në Turqi zbulojnë situatën e sulmuesit

20:01 - 18/11/26
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores

19:01 - 18/11/26
Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Opinion

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

17:12 - 18/11/26
Para
“Turbulencë” për shenjat gjatë dhjetorit, pse data 3 është kyçe?

“Turbulencë” për shenjat gjatë dhjetorit, pse data 3 është kyçe?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë
Aktualitet

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

13:55 - 19/11/26

Një gropë financiare prej rreth 3.6 miliardë lekësh të vjetra ka dalë nga auditi i dytë në filialin e Postës...

Lexo më shumë
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë

13:18 - 19/11/26
Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD

12:58 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com