GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Silvio Berlusconi nuk tërhiqet nga politika, do të jetë kandidat i të djathtës për President të Italisë

20:31 - 17/01/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Silvio Berlusconi nuk tërhiqet nga politika, do të jetë kandidat i të djathtës për President të Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia është në prag të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Sergio Mattarella që për 7 vite rresht ka mbajtur këtë funksion, ka mbaruar afatin kohor institucional më 4 janar 2021 e më 24 janar Parlamenti italian do të mblidhet për të votuar Presidentin e ri.

Janë ditë të ethshme për partitë italiane e aleancat e tyre, në analizën dhe vlerësimin e emrave më të përshtatshëm për të votuar Kreyìub e shtetit italian.

Qëndra e djathtë italiane i ka të qarta idenë e saj. Ka qënë e para ndër të gjitha aleancat e forcat politike, që me një komunikim të përbashkët për mediat, ka informuar se “Partia Lidhja me lider Matteo Salvinin, “Fratelli d’Italia me Giorgia Melonin, Popolo della Liberta me Maurizio Lupin, “Unione dei Democratici Cristiani” me Lorenzo Cessa e “Forza Italia e Silvio Berlusconit, kanë informuar se kandidati zyrtar i tyre për të qënë Presidenti i ardhshëm i Italisë, është Silvio Berlusconi, aktualisht deputet i Parlamentit Europian e katër herë kryeministër i vendit.

“Figura e Presidentit të ri të  Republikës duhet të garantojë autoritetet, ekuilibër, prestigj ndërkombëtar me përgjegjësinë e përfaqësimit të Bashkimit Kombëtar e liderët e koalicionit të djathtë italianë, u dakortësuan se Silvio Berlusconi është figura më e përshtatshme për të mbuluar në këtë moment të vështirë. Funksionin më të lartë të shtetit me autoritetin e eksperiencën që vendi meriton e që italianët presin”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Qendra e djathtë italiane përbën shumicën në Asamblenë prej 1009 zgjedhësish përbërë nga 630 deputetë, 321 senatorë e 58 delegatë rajonalë, për të votuar Presidentin e ri.

Ajo çka e djathta italiane po synon të arrij pak ditë para hapjes zyrtare të garës presidenciale, është uniteti i votave të tyre, që deri në mundësinë e fundit të votimit do të jenë përcaktuese.

“Jam i zhgënjyer e preokupues nga ky vendim i së djathtës”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Enrico Letta. 

Ndërsa kreu i Lëvizjes 5 Yje, ish-kryeministri Giuseppe Conte është akoma më i ashpër.

“Ajo që nuk duhej të ndodhte ndodhi”, deklaroi ai, tani na duhet të ndalojmë këtë turp institucional”.

Këto dy forca politike po përpiqen të gjejnë një emër të përbashkët për President të ri të vendit.

Por propozimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Mario Draghit si numri 1 i shtetit italian, nuk mbështetet nga Lëvizja 5 Yje e cila kërkon që ai të qëndrojë në rolin e  kryeministrit si garanci për vazhdimësinë e stabilitetit të vendit.

Ndërsa emri i Silvio Berlusconit është përkrahur dhe nga kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane PPE, Manfred Weber, që për të përditshmen Corriere della Sera ka deklaruar se “PPE mbështet kandidaturën e Silvio Berlusconit, si President i ardhshëm i Italisë sepse ka dëshmuar të ketë njohurinë e duhur për të mbuluar këtë funksion, ka eksperiencën, ka netëork-un e duhur, njeh të gjithë partnerët europianë me të cilët mund të dialogojë drejtpërdrejtë. Ai ka dëshmuar se mund të dalë nga agonia politike e se ka qënë lideri më i fortë i qëndrës së djathtë për mbi 20 vite.”

Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës italiane do të nisë më datë 24 janar 2022.

Zgjedhësit do të kenë katër herë të drejtë votimi. Në tri herët e para duhet një maxhorancë prej 637 votash e në herën e fundit e të katërtën do të mjaftojë shumica absolute.

505 vota (nga 1009 zgjedhës) për zgjedhjen e Presidentit të 13 të Republikës Italiane, afati instiucional i të cilit është 7 vite.

Etiketa: e djathtakandidatPolitikaPresidentSilvio Berlusconi

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
Ekspertët nuk rekomandojnë paracetamolin pas vaksinimit, ja efektet negative

Greqia nis penalizimet për ata që nuk janë vaksinuar, ja sa shkon gjoba

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com