GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sindikata e punonjësve të universiteteve dënon dhunën ndaj profesor Sokol Mëngjesit

20:12 - 30/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sindikata e punonjësve të universiteteve dënon dhunën ndaj profesor Sokol Mëngjesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë dënon dhunën ndaj avokatit dhe profesorit Sokol Mëngjesi.

Në reagimin e saj, sindikata thekson se gjendemi të pambrojtur ndaj krimit, i cili në mungesë të funksionimit të instancave shtetërore (kemi parasysh vendin dhe orën kur ka ndodhur ngjarja), si dhe reagimit të këtyre instancave të ndikuar edhe nga profili profesional (e jo vetëm) i të dëmtuarit dhe raportet e tij me politikën, inkurajohen të bëjnë akte të tilla me një arrogancë të paimagjinueshme në zemër të qytetit.

Deklarata:

Dhuna ushtruar ndaj avokatit/ pedagogut/ profesor Sokol Mëngjesit për shkak të ushtrimit të detyrës, ka indinjuar opinionin publik në përgjithësi dhe botën akademike në veçanti, anëtari i së cilës është edhe profesor Mëngjesi.

S.P.U.SH. shpreh indinjatën ndaj kësaj ngjarjeje dhe lutet që prof. Sokol Mëngjesi të shërohet sa më shpejt, në mënyrë që të vijojë me po aq dinjitet misionin e tij në mbrojtje të së drejtës në shoqëri dhe përçimit të saj në auditor.

Kjo ngjarje e rëndë tregon se profesorët, mësuesit, administrata, e gjithë politika dhe shoqëria jonë, ndodhen përballë një rreziku të madh e të shtuar në vite. Ata gjenden të pambrojtur ndaj krimit, i cili në mungesë të funksionimit të instancave shtetërore (kemi parasysh vendin dhe orën kur ka ndodhur ngjarja), si dhe reagimit të këtyre instancave të ndikuar edhe nga profili profesional (e jo vetëm) i të dëmtuarit dhe raportet e tij me politikën, inkurajohen të bëjnë akte të tilla me një arrogancë të paimagjinueshme në zemër të qytetit.

Në këtë situatë, është momenti që e gjithë trupa vendimmarrëse politike dhe shtetërore e vendit të bëjë një analizë të thellë, që ta kuptojë sa më parë se tashmë e ka tepruar, me veprimet dhe mosveprimet e veta, të cilat kanë inkurajuar dhunën dhe krimin. Sjellja shtetërore ndaj krimit, së bashku edhe me fjalorin aktual politik, të mbingarkuar me shumë mllef, përçarje, epitete, përjashtime, arrogancë, korrupsion, nepotizëm e mbi të gjitha me injorancë e inkurajon më shumë atë. Ky model komunikimi dhe mungesë funksionimi e shtetit e ka degraduar diskursin shoqëror e politik të vendit dhe ka shtuar mungesën e besimit të shoqërisë te ai, si dhe ka rritur pasigurinë dhe përkeqësuar cilësinë e jetës në Shqipëri.

Sindikata falënderon mjekët dhe stafin ndihmës të spitalit dhe beson se policia e shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese do të bëjnë një hetim profesional e të thellë të rastit, duke zbardhur të vërtetën e vënë në vend drejtësinë, jo vetëm për këtë rast.

Me lutje urojmë që profesor Sokol Mëngjesi të jetë shumë shpejt mes nesh, për të dhënë kontributin e tij të vyer në të mirë të shoqërisë sonë!

 

Etiketa: mëngjesiProfesorsindikata

Lajme të lidhura

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Para
Berisha: Teatri Kombëtar mbetet objektiv madhor, do e rindërtojmë siç ishte dhe ku ishte

Berisha: Parodia më e madhe, Rama kërkon të bindë shqiptarët se nuk është hajdut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26

Një zyrtar i lartë i sigurisë në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen të martën për...

Lexo më shumë
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com