GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Sinqeriteti i zonjës Xhaçka

14:07 - 12/04/24
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaçka: Nuk i bëra favore burrit, thjesht i dhashë stimul
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Sot rrjeti ishte mbushur me një sekuencë të intervistës së deputetes Xhaçka, në të cilën ajo shprehej se “plazhi i është dhënë bashkeshortit të saj kundrejt tarifës, me qëllimin që të mos vijnë ato nga mali edhe të ngulin çadrën pasi investimi ka qëllimin ekselent të ofrojë turizëm cilësor”!

Sinqeriteti i Oltës është çarmatosës. Me fjalinë e mësipërme ajo ka konfirmuar se qeveria socialiste me vizionin e saj ka varrosur dhimbshëm njëherë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel “mirëqënien e banorit lokal nga mali”.

Turizmi që duhet të zhvillonin socialistët, duhet të ishte mjeti për rritjen e mirëqënies pikërisht “të banorit lokal nga mali” edhe jo të ushqente kaq hapur plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin. Ne si vend mund të përparojmë vetëm nëse ka prosperitet të përbashkët.

Unë nuk jam e majtë denbabaden e nuk vij nga një familje socialiste si zonja Xhaçka. Unë jam e majtë sepse jam ekonomiste. Në ekonomi mësova se për të përcaktuar qëllimet e së ardhmes, duhet të studiojmë të tashmen në dritën e së shkuarës edhe se asnjë pjesë e natyrës së njeriut ose e institucioneve të ndërtuara prej tij nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë kur hartojmë politikat ekonomike.

Edhe ishin pikërisht studimet në ekonomi ato që më bindën se ideologjia, ku investitori strategjik përpiqet të fitojë më shumë, edhe duke mos lejuar “vendaliun nga mali” të vendos çadrën ishte e gabuar; Besimi pothuajse fetar në fuqinë e investimeve të ekselencës siç e quajti deputetja investimin e bashkëshortit — edhe aq më tepër mbështetja e pakufizuar qeveritare për disa investitorë – nuk ka baza as teorike e as praktike në ofrimin e prosperitetit ekonomik të vendit.

Sot, përtej pabarazisë ekonomike midis investitorit strategjik edhe dhërmiotëve apo himariotëve nga mali, realiteti ekonomik i “kapitalizmit së kurorës” që po përcjellim çdo ditë ka braktisur me kohë çdo logjikë ekonomike, duke ushqyer një pabarazi ektreme shoqërore edhe relacionale .

Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama& Co për të zhbërë sinqeritetin e znj. Xhaçka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane, pa shume stërholllime se si në të vertetë brenda mendjes se tyre qeveritarët socialistë i shikojnë e trajtojnë “shqiptarët nga mali”.

Ajo fjali shkallmoi dje çdo propagandë!

Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e “majtë e bërë nga librat” si unë i ka bërë qeverive socialiste këto 8 vjet!

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Irena BeqirajKryesore1Olta Xhacka

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Skandali i vjedhjes së TIMS-it, konfirmohet masa e arrestit për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit

Skandali i vjedhjes së TIMS-it, konfirmohet masa e arrestit për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com