GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sistemet e faturimit në duart e vëllait të Gjiknurit, Balluku i jep edhe 100 MLN lekë nga UK Pogradec

13:10 - 03/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mori në varësi të institucionit të saj ujësjellësit në vend për shkak se ata kishin hyrë në borxhe.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mori në varësi të institucionit të saj ujësjellësit në vend për shkak se ata kishin hyrë në borxhe.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mori në varësi të institucionit të saj ujësjellësit në vend për shkak se ata kishin hyrë në borxhe. Pas dy vjetësh, po shohim se detyrimet e këtyre shoqërive si pasojë e abuzimit me fondet që shpërndahen përmes tenderave.

Këtë herë i është vënë gishti buxhetit të Ujësjellës Kanalizime Pogradec. Më datë, 1 gusht 2024 kjo shoqëri ka shpallur garën për tenderin me objekt ‘Mirëmbajtje program faturimi dhe fiskalizimi 2024-2027’. Pra, do të mirëmbahet sistemi i faturimit për qytetarët, por investimet për përmirësimin e shërbimit vazhdojnë të mungojnë.

Në këtë procedurë, fillimisht kanë shfaqur interes për këtë garë dy kompani Kreatx shpk dhe Primus Albania shpk, por për çudi kjo e fundit nuk paraqiti asnjë ofertë ekonomike, duke ngelur kështu e vlefshme vetëm oferta e firmës Kreatx shpk.

Është qartë se ky është një tender fiktiv, sepse pjesëmarrja e konkurrentes tjetër është vetëm për të plotësuar numrin.

Në këto kushte Johan Sterjo, që është administrator i UK, duhej që të anulonte tenderin. Por, me sa duket direktiva e Ballukut ka qenë përmbyllja e kontratës me kompaninë e paracaktuar Kreatx shpk.

Prandaj, pa garë fare dhe pa e zgjatur shumë procedurën, më datë 19 gusht 2024, përfundoi tenderi dhe më 28 gusht u bë  njoftimi publik i emrin të fituesit, Kreatx shpk.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’ për mungesë konkurrence. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Kjo firmë do të përfitojë paratë e mirëmbajtjes nga kjo shoqëri deri në vitin 2027. Fituesi nuk ishte një emër surprizë pasi ka lidhur “kontratë” afatgjatë me Ballukun edhe për ujësjellës të tjerë.

Kreatx shpk është akuzuar nga opozita se ka prapa Panajot Gjiknurin, vëllain e Damian Gjiknurit, i cili ka qenë paraardhës i Ballukut në këtë ministri. Kreatx shpk ka fituar edhe tenderët nga UK e tjera si atë të Durrësit, Sarandës, Dibrës dhe Librazhdit.

 

Në të dhënat e publikuara nga Spending Data rezulton se Kreatx shpk në katër vitet e fundit ka përvetësuar nga buxheti i shtetit 3.4 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme janë derdhur nga fondet e ujësjellësve!

Kështu, Balluku po e ndihmon Kreatx të krijojë monopol në sektorin e mirëmbajtjes së rrjeteve të faturimit të ujësjellësve në vend.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimbelinda balllukiDamian Gjiknuripanajot gjiknuritenderujesjelles pogradecvellai

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“As presidenti nuk është mbi ligjin”, Biden kritikon vendimin e Gjykatës për imunitetin presidencial

Biden: Netanyahu nuk po bën mjaftueshëm për marrëveshjen për Gazën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com