GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë ditës së sotme, po punohet për shuarjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, ku zona të caktuara po përballen prej orësh me flakët.

Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes ka shkruar se gjatë ditës së sotme ka pasur 16 vatra zjarri aktive në vend.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 5 vatra, që vijojnë të jenë ende aktive, janë vënë nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen përfundimtare të flakëve.

Në njoftim, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ‘në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.’

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

Mirënjohje edhe për zjarrfikësit e bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

gijotina.com/

Etiketa: zjarret

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
Zjarr në Portin e Vjetër të qytetit/ Digjen dhe fundosen dy anije, 14 të lënduar

Zjarr në Portin e Vjetër të qytetit/ Digjen dhe fundosen dy anije, 14 të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com