GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Situata e Covid-19 në Shqipëri, VOA: Vdekjet u rritën me 64% javën e fundit

23:03 - 27/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata e Covid-19 në Shqipëri, VOA: Vdekjet u rritën me 64% javën e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, situata e koronavirusit gjatë javës së fundit (21-27 Shtator) ofroi dy panorama të ndryshme. Ndërsa numri i viktimave u rrit ndjeshëm, me ritmin më të lartë të javëve të fundit, rastet e reja u pakësuan ndjeshëm e po ashtu dhe shtrimet në spital pësuan rënie.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në javën e fundit, vdekjet në spitale u shtuan me 64 përqind, duke arritur në 64 humbje jete nga 39 të tilla një javë më parë (14-20 Shtator). Ky është niveli më i lartë që pas javës së fundit të marsit. Vetëm në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njoftoi për 13 viktima: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç.

Sias ekspertëve kurba e humbjeve të jetëve nuk shkon paralel me atë të rasteve të reja të cilat ndërprenë ecurinë rritëse të shfaqur që në fillim të korrikut. Në total gjatë javës së shkuar u rregjistruan 4784 të infektuar rishtazi, ose gati 20 përqind më pak se java pararendëse. Madje në 24 orët e fundit u njoftua vetëm për 295 raste, kuota më e ulët që nga 12 gushti. E reduktuar dhe shpërndarja gjeografike e tyre, e kufizuar vetëm në 28 nga 61 bashkitë që ka vendi: 162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Një tjetër tregues i frenimit të përhapjes së COVID 19, është dhe pozitiviteti (raporti me rasteve të reja dhe testimeve) i cili u tkurr ndjeshëm, duke zbritur në 14.4 përqind, ose 2.7 pikë përqindje më pak.

Nga ana tjetër dhe shtrimet në spital shënuan një tendencë rënëse. Në 24 orët e fundit në spitalet Covid ishin 189 pacientë, nga të cilët 29 në gjendje të rënduar. Ndërkohë që një javë më parë ishin 242 të shtruar, prej të cilëve 22 në terapi intensive.

Po ashtu për herë të parë që nga rishfaqja e kësaj vale të re ne verë, një reduktim të ndjeshëm pati dhe sa i përket rasteve aktive. Sipas të dhënave të së hënës pasdite, në të gjithë vendin janë 10.841 raste aktive nga 12.700 që ishin 7 ditë më parë.

Etiketa: Koronavirus

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Targat “Historike” në Kosovë, kush janë mjetet që do i përdorin?

Targat “Historike” në Kosovë, kush janë mjetet që do i përdorin?

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report...

Lexo më shumë
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com