GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata e zjarreve, Peleshi apel qytetarëve: Binduni për evakuimet

22:02 - 25/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata e zjarreve, Peleshi apel qytetarëve: Binduni për evakuimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Përmes rrjeteve sociale, Peleshi bën të ditur se 45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Gjithashtu ai bën të ditur se po punohet dhe për shuarjen e flakëve në Vlorë.

Peleshi u bën thirrje qytetarëve se nëse do ketë nevojë për evakuim t’iu binden autoriteteve.

“Ju lutemi banorëve, t’u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim. Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha”, shkruan Peleshi.

Ndërkohë, Ministria e Mbrotjes në një reagim të sajën bën me dije se po punohet dhe për shuarjen e zjarreve në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, si dhe situatë problematike paraqitet edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, apo dhe në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal.

“Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.

Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendëshme, pa probleme për qytetin.

Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua.” thuhet në reagimin për mediat.

Etiketa: apelpELESHIzjarre

Lajme të lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Para
Fundi i një epoke, ikona e Liverpool përshëndetet me klubin

Fundi i një epoke, ikona e Liverpool përshëndetet me klubin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Lexo më shumë
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com