GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Situata ekonomike nxit largimin e të rinjve”, Sula: Kriza po varfëron qytetarët dhe po pasuron qeverinë

13:36 - 13/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat”, Sula: Kjo tregon që ka dy rrugë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një postimi në facebook, deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar sërish për krizën ekonomike. Ai është shprehur se rritja e çmimeve po e zgjeron kategorinë e shqiptarëve që varfërohen, ndërsa i vetmi që po përfiton është qeveria. Sipas tij, goditja do të shkaktoj uljen e konsumit dhe shtresa e mesme është fasha më e zgjeruar që ndikon drejtpërdrejt në konsum.

“Sipas një raporti nga vet INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por nga ana tjetër inflacioni në 6 mujorin e parë të këtij viti është rritur 9%. Kjo do të thotë që paga reale për shtresën e mesme është ulur 2%. Ndërkohë edhe më dramatike është situata për ata që marrin paga më të ulëta. Për pesë grup profesione, nga 10 të tilla që raporton INSTAT, rritja reale e pagave, e indeksuar me inflacionin ishte negative, çka do të thotë se me të njëjtën sasi të ardhurash familjarët dhe individët po blejnë më pak produkte. Nuk mjafton goditja që po i bëhet shtresës së mesme me rritjen e çmimeve dhe mos rritjen e pagave, por qeveria ka vendosur ti jap edhe një “grusht” duke u rritur çmimin e energjisë elektrike. Goditja do të shkaktoj uljen e konsumit dhe shtresa e mesme është fasha më e zgjeruar që ndikon drejtpërdrejt në konsum. Kjo do të sjell edhe uljen e xhiros për biznesin e ndershëm. E vetmja që fiton është qeveria. Me më pak punë do të marrë më shumë para. Ulja e konsumit do të thotë më pak punë në dogana, porte etj. Por rritja e çmimeve rrit marzhin e taksës që mbledh shteti shqiptar. Kjo rrit të ardhurat në buxhet dhe kjo u konfirmua edhe Ministrja Ibrahimaj e cila tha se për këtë vit janë parashikuar 500 milionë euro më tepër të ardhura nga taksat për shkak të rritjes së çmimeve” – shprehet ai.

Sakaq, Sula shton se kjo “situatë e zymtë ekonomike ka nxitur që shumë të  rinj të ikin, sesa të punojnë në profesione të kualifikuara ku paguhen pak”.

“Shumë sektorë, me në krye ndërtimin dhe fasonin po vuajnë sot mungesën e punonjësve” – përfundon

 

 

Etiketa: Dashnor SulaekonomikelargimiqeveriaqytetaretSituatate rinjte

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Çuçi nxjerr Policinë në “shitje” online, do ruajnë “investitorët strategjikë” dhe do ofrojnë veshjet për xhirime filmash

Çuçi nxjerr Policinë në “shitje” online, do ruajnë “investitorët strategjikë” dhe do ofrojnë veshjet për xhirime filmash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com