GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Situata është e paqartë”, Ademi kundërshton vendimin e Kushtetueses

15:28 - 05/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Situata është e paqartë”, Ademi kundërshton vendimin e Kushtetueses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Volta Ademi e ka konsideruar si të paqartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e padisë së Shoqatës së Bashkive për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. 

Në një deklaratë për mediat, Ademi është shprehur se është akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim për arsye proceduriale apo një arsyetim pas kërkesave të bëra ndaj GJK.

“Vendimi është akoma i paqartë në atë se çfarë përmban në thelb vendimmarrja, ne kemi lexuar rrëzimin e kërkesë padisë, kjo nuk thotë shumë, thotë për një votim kundër, por është akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim për arsye proceduriale, apo për një arsyetim të thelluar që ka ardhur si shqyrtim i të gjitha kërkesave apo pyetjeve që i kemi bërë GJK. Ajo që presim është arsyetimi i plotë për të arritur të kuptojmë mendimin e shumicës apo pakicës. Kjo është një çështje me interes të madh përtej Shoqatës së Bashkive”, u shpreh Ademi.

Ndonëse nuk mban një qëndrim të prerë, Ademi lë të hapur mundësinë e një rikandidimi për kryetare bashkie. 

“Vendimi i gjykatës nuk ka ndihmuar për qartësinë e institucioneve dhe kur bëhet fjalë për kryetarët apo drejtuesit e bashkive në të gjithë Shqipërinë. Duke mos ndihmuar situata e këtyre bashkive që nuk kanë kryetarë e bën të paqartë vijueshmërinë që do të kenë institucionet që të kenë kryetar të zgjedhur. Këtë duhet ta thonë institucionet, dhe situata është e pazakontë dhe nuk përcaktohet. Nuk do të hyjë më thellë, por nëse do të kemi zgjedhje nesër unë jam e angazhuar për të vijuar dhe për të mbështetur dhe punuar për Bashkinë e Shkodër, në një kontekst tjetër, që mund të jetë edhe familjar, qytetar, në varësi të një situate, pse jo dhe të një konflikti politik. Bashkia Shkodër është një institucion i rëndësishëm dhe angazhimi im nuk do të mungojë”, theksoi Ademi.

Ditën e enjte Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e Shoqatës së Bashkive me pretekstin se pasi dëgjoi palët në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin e Komisionit të Venecias dhe vendosi rrëzimin e padisë.

Pas vendimit të Kushtetueses, i takon presidentit Ilir Meta të shpallë datën e re të zgjedhjeve lokale për gjashtë bashki.

Etiketa: KushtetuesjaVoltani Ademi

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Pse Hollivudi po i largohet seksit?

Pse Hollivudi po i largohet seksit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com