GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata me sigurinë dhe rendin në vend, ministri i Brendshëm paralajmëron konferencë për mediat

08:14 - 28/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata me sigurinë dhe rendin në vend, ministri i Brendshëm paralajmëron konferencë për mediat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, do të zhvillojë një konferencë për media ditën e sotme, teksa dy ngjarje të rëndë që sollën 8 viktima ndodhën në harkun kohor të dy ditëve në vend.

Ministria e Brendshme njofton se konferenca do të nisë në orën 11:00 në sallën brenda ministrisë, ndërkohë që vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Ishte vetë kryeministri ai që paralajmëroi dje një ristrukturim, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohet. Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.

Mëngjesin e së premtes një familje u shua në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Prindërit dhe dy vajzat e mitura humbën jetën pasi makina e tyre u përplas nga një “Audi”.

Mesnatën pas së shtunës 4 persona u vranë në Velipojë pas sherrit për hapësirat në Plazh, 2 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë që ngjarjet e tjera kriminale nuk kanë munguar intensive gjatë këtyre ditëve, opinioni publik ka kërkuar reagime nga shteti dhe madje qytetarët kanë zhvilluar dhe një protestë ndërgjegjësimi për aksidentet. Gjithashtu policia dhe qeveria është vendosur nën shënjestrën e opozitës.

Etiketa: Bledi CuciKonferencerendisiguria

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Tjetër aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, humb kalimtari, kishte ndaluar në korsinë e urgjencës

Tjetër aksident fatal në autostradën "Ibrahim Rugova" në Kosovë, humb kalimtari, kishte ndaluar në korsinë e urgjencës

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com