GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata meteorologjike, flet Prefekja e Shkodrës, Majlinda Angoni

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata meteorologjike, flet Prefekja e Shkodrës, Majlinda Angoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një prononcim për mediat, ajo thotë se me këto ritme reshjesh, nuk rrezikohet përmbytja. Aktualisht, problematikë në disa zona është furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të erës së fortë dhe shkarkimeve elektrike.

“Në 24 sorët e fundit në qarkun e Shkodrës ka pasur një reshje të madhe shiu dhe mbi 500 metra lartësi ka reshj dëbore. Problematika ka dhe në sektorin e OSHEE-së ku si rezultat i shkarkimeve dhe erërave të forta kemi disa defekte. Një defekt në linjën e tensionit të lartë që furnizon zonën e Dobraçit, nënstacionin e Shkodrës 3 ku është thyer një shtyllë dhe po punohet me të gjitha mundësitë për të stabilizuar këtë situatë. Aktualisht janë me problem fidrat 3 dhe 4, kemi fidrin Rrape, Qafë Mali në zonën e Fushë-Arrëzit” – shprehet prefektja.

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Prefektja e qarkut të Shkodrës liston disa prej segmenteve në të cilat këshillohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes, apo të mos udhëtojnë.

“Nga autoriteti verior njoftohemi se të gjitha akset rrugore të qarkut të Shkodrës janë pa problematika në qarkullim. Ka vetëm rënie inertesh në disa zona dhe segmente të rrugëve të cilat po pastrohen nga nënkontraktorët. Ka patur reshje të shumta në këto akse. Segmenti Qafë Thore-Bogë-Theth ësthë i kalueshëm me vështirësi, dhe për mjetet e rënda me zinxhir. Nuk është e këshillueshme që të bëhen udhëtime në këtë segment. Kemi reshje dëbore në këtë zonë dhe ngrica të shumta. Në Bashkinë e Shkodrës nuk raportohen problematika. Në segmentin Prekal-Shoshë-Shalë ka prezencë të madhe dëbore. Po punohet për ta mbajtur hapur këtë aks. KLa pasur një pjesë rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Pukë nuk kemi pasur problematika në rrugë. Në Bashkinë e Vaut të Dejës raportohet për përmbytje të tokave bujqësore. Po punohet për t’u rikthyer në normalitet. Në Malësi të Madhe ka pasur reshje të shumta ku problemi kryesor është furnizimi me energji elektrike kryesisht në zonën e Kelmendit dhe Gruemirës. Qafa e Bordolecit ka prezencë dëbore, dhe nuk këshillohen udhëtime për turizëm. Drejtoria e Ujërave të Kullimit në Lezhë infromon se argjinaturat për mbrojtjen nga përmbytjet nuk ka problematik. Në Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut, nuk kemi informacione për përmbuytjet dimë vetëm që ka probleme me energjinë elektrike” – tha Agnoni.

Prefektja Majlinda Agnoni shprehet se sipas parashikimeve nga IGJEUM, pritet që reshjet e shiut të dëborës të vijojnë dhe ditën e nesërme, por pa problematika të mëdha.

“Parashikimet e IGJEUM për ditën e sotme dhe të nesërme janë me reshje shiu në të gjithë territorin dhe mbi 500 metra mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore. Nëpërmjet sektorit të emergjencave civile janë dërguar detyra konkrete ku janë hartuar planet për të vënë në normalizim situatën. Jemi në gatishmëri për të përballuar situatën. Situata është nën kontroll, prurjet në hidrocentrale janë të larta por pa probleme. Do jemi në komunikim të vazhdueshëm. Deri në këto momente nuk kemi asnjë shqetësim. Ministri është i shqetësuar pasi në të njëjtën periudhë një vit më parë kemi pasur përmbytje. Ne sapo kemi ardhur nga Oboti dhe deri më tani situata është e menaxhueshme. Me këtë sasi reshjesh deri tani themi që tani është normal” – shprehet prefektja.

Etiketa: majlinda angonipermbytjeprefektjaShkoderSituata

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Nipi në kërkim për terrorin në lokalin në Lezhë, deputeti Rraja: Kam tre muaj pa folur

Nipi në kërkim për terrorin në lokalin në Lezhë, deputeti Rraja: Kam tre muaj pa folur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com