GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Situata në Lezhë, probleme në Balldren e Blinisht

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në Lezhë, probleme në Balldren e Blinisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga bashkitë e përmbytura në vend si pasojë e reshjeve të shiut është dhe Lezha.

Stacioni Metereologjik i FA, Gjadër thotë se gjatë natës dhe gjithë ditës ka pasur shi me intensitet të lartë, ku sasia e reshjeve deri tani është 160 mm,

Në Njësinë Administrative Dajç dhe sipërfaqja e përmbytur është 180 hektarë. Si rezultat ka pasur përmbytje në fshatrat, Gjadër, 40 ha të përmbytur; Zojs, 30 ha të përmbytur; Gramsh, 30 ha të përmbytur; Mabë, 40 ha të përmbytur; Dragush, 10 ha të përmbytur; Koterr, 20 ha te përmbytur; Dajç, 10 ha të përmbytur.

Deri në këto momente në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Dajç ka ndërtesa dhe stalla bagëtish me prani të ujit. Pas ndërhyrjes nga mjete të bashkisë, gjendja është normalizuar.

Mbrëmjen e djeshme është kryer evakuuimi i një familje në fshatin Mabë.  Në këtë njësi ka problem me rrugën që lidh Gjadrin me fshatin Zojz, pasi ura e fshatit është e pa kalueshme, për shkak të ujit të lumit Gjadër, i cili ka kaluar urën.

Ndihma nga Kryqi i Kuq

Rruga që lidh Fshatin Dajç me fshatin Grashë (Gramsh), në një gjatësi prej 600 ml ka lartësi uji deri në 50 cm, pra aktualisht komunikimi me rrugë automobilistike me fshatrat Gramsh dhe Zojz kryhet nga Bushti-Barbullush dhe Gramsh- Zojz ose anasjelltas.

Kryetarja e njësisë ka kërkuar nga Kryqi i Kuq 17 pako ushqimore, 2 në Mabë, 5 në Gjadër dhe 10 në Zojz. Aktualisht përgjegjësja e Kryqit të Kuq me stafin e vet po zhvillon një takim me Kryetaren e njesisë për t’u njohur nga afër me problematikat, dhe mundësitë e tyre për ndihmë.

Në njësinë Administrative Balldren, ka problem në fushën e Torovicës, megjithëse hidrovori është në punë, por niveli i pompave thithëse është më lartë se niveli i fundit të kanalit, si rezultat i fundosjes se sipërfaqes se tokës, në këtë zonë ka nën ujë rreth 500 hektarë tokë bujqësore, por jo objekte banimi.

Prezenca e ujit

Në Fshatin Kakarriq, ka prezencë të ujit në dy shtëpi. Pasi hidrovori i Gocajve ka punuar me ndërprerje, me vënien në punë, situata është përmirësuar. Po kështu dhe në këtë Njësi ka sipërfaqe toke bujqësore të përmbytura në fshatrat Kakarriq, Gocaj e Balldren.

Në njësinë Administrative Blinisht ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura, por jo shtëpi banimi. Në këtë njësi ka prezencë të ujit deri në lartësinë 40 cm të rrugës që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhë-Shkodër, në një gjatësi rreth 700 ml.

Në këtë njësi rruga Blinisht –Baqel ka prezencë uji dhe kalohet me vështirësi, po kështu edhe rruga Piraj Superstradë.

Hidrovoret

Sipas bashkisë Lezhë, në njësitë e tjera Administrative nuk raportohen problem. Ujëmbledhëset nuk raportohen të ketë problem. Sipas DRUK, aktualisht lumi Drin ka rënë në kuotën +1.1 m nga +1,6 m që arriti sot, ndërsa kuota kritike + 2 ,0 m, te ura e Lezhës.

Ka kuota të larta në lumin Gjadër tek ura në fshatin Gjadër, ka sipërfaqe të përmbytura në zonën Zadrimë Blinisht Dajç me fshatrat e tyre. Në ish kënetën e Kakarriqit, fusha e Torovicës, po shtohen sipërfaqet e përmbytura nga reshjet pa ndërprerje.

Hidrovoret janë të gjitha në gatishmëri dhe po punojnë, ndërsa në bashkitë e tjera të Qarkut Lezhë nuk raportohen probleme.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

Etiketa: BalldrenLezhëpermbytje

Lajme të lidhura

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit
Aktualitet

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit

20:16 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!
Aktualitet

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Para
Brenda ‘fshatit të tifozëve’ në Katar, paguajnë 175 £ për një natë

Brenda 'fshatit të tifozëve' në Katar, paguajnë 175 £ për një natë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit
Sport

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

08:50 - 27/06/26

Belgjika ka dhuruar një shfaqje të vërtetë force në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës,...

Lexo më shumë
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26
Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet