GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në PD, Kadilli: Zgjidhet duke dhënë dorëheqjen Basha dhe duke moskandiduar Berisha

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në PD, Kadilli: Zgjidhet duke dhënë dorëheqjen Basha dhe duke moskandiduar Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për postin e kreut të PD pak muaj më parë, shprehet se zgjidhja e vetme që kjo parti të dalë nga kjo situatë është dorëheqja e Lulzim Bashës dhe moskandidimi i Sali Berishës.

Ai theksoi se Basha dhe Berisha po mendojnë për karrigen e tyre personale.

“Partisë vdesin në momentin kur gëlltisin gënjeshtrat që prodhojnë vetë. Të dy palët gëlltisin kush më shumë dhe kush më pak gënjeshtrat që prodhojnë vet dhe kjo është shkatërruese. Gënjeshtrat e dy palëve çfarë janë? Basha po prodhon gënjeshtrën se sot ai është një i preferuar i Amerikës dhe mbasi hoqi qafe Berishën do të jetë së shpejti në pushtet, gjë që është gënjeshtër. SHBA nuk punojnë me parti por janë aleatë të popullit shqiptar. Gënjeshtra nga zoti Berisha është se ka forcën për të bërë revolucion dhe për të përmbysur qeverinë, nuk ka revolucion që organizohet nga një parti politike.

Kjo është një përmbysje me dhunë që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe Berisha mund të jetë afruar shumë herë në zyrat e shtetit për të bërë atë që quhet revolucion, populli ka të drejtë të ngrihet, PD ka detyrë ti tregojë rrugën se si qeveriset më mirë, jo se si shkohet me hunj dhe zjarr përballë godinave. Jam dakord me çdo protestë, por iluzioni i Berishës do të përmbyset Edi Rama është një gënjeshtër që do ta gëlltisin të vetët. Kemi një PD që po bunkerizohet rreth zotit Basha, dhe një tjetër që vetëgënjehet me konceptin e rithemelimit, të dy do të jenë copëza e PD dhje do të jetë dështimi më i madh për demoratët do të kenë në jetën e tyre nëse do ta lejojnë që të ndodhë kjo gjë” – tha Kadilli.

Më tej Kadilli tha se edhe 44 mijë votat e demokratëve për shkarkimin e Bashës nuk janë revolucion, por një grup i PD kundër një grupi tjetër.

“Nesër ngrihet Basha dhe bën 44.200 për të shkarkuar zotin Berisha, për mua është fatkeqësi për opozitën, të dy palët po merren me luftën e pushtetit në pallatin e opozitës, kujdesen për atë copë të PD që ta kenë për vete. Fatkeqësia është që të dy liderët e kanë pasur të qartë skenarin që do të bëjnë në PD, duke e ndarë PD, ata u kanë dhënë iluzion mbështetësve të tyre për të pasur sa më shumë pushtet. Nuk më duhet kush ka më shumë numra, nuk është zgjidhje për demokratët, asgjë nuk është në shërbim të PD. Të dy grupe nxjerrin vendime të kundërta.

Janë si dy shtete më vete secili qeveri më vete, kujt i shërben kjo? Këta të dy do ti fusin demokratët në një agoni duke u përplasur dy copa. Gjykata do ta ndajë kush ka të drejtë. Këtë i dhuruan demokratëve këta dy njerëz që janë mbështetur nga demokratët, Berishën e kemi bërë president, dy herë kryeministër kurse Bashën e mbajtëm mbi kurriz duke bërë beteja pafund. Dhe ku jemi sot ata kujdesen për vendstrehimin e tyre politik. Nuk më duhet askush as ai që mbyll bravat as ai që shqyen bravat. Dhurata më e bukur për Ramën këtë Vit të Ri është sherri mes Bashës dhe Berishës. Kjo ka vetëm një zgjidhje që lehtëson problemin: Dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës” – tha Kadilli.

Etiketa: doreheqjeFatbardh KadilliLulzim BashamokandidimPDSali BerishaSituata

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26
Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore
Aktualitet

Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore

21:17 - 20/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare
Aktualitet

Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

21:13 - 20/08/26
Para
Vizita e Lindita Nikollas në Turqi, Erdogan e priti pa flamurin kombëtar

Vizita e Lindita Nikollas në Turqi, Erdogan e priti pa flamurin kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!
Aktualitet

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26

Në protestën e 82-të, një i ri para kryeministrisë, u ndal të fliste për problemet e mëdha që e shoqërojnë...

Lexo më shumë
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26
Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore

Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore

21:17 - 20/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

21:13 - 20/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com