GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në veri, ministri i Brendshëm i Kosovës: Marrëveshja po zbatohet me përpikëri

15:10 - 05/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në veri, ministri i Brendshëm i Kosovës: Marrëveshja po zbatohet me përpikëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në pikën kufitare të Jarinjës, ashtu sikurse edhe në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë ka filluar të zbatohet aplikimi i marrëveshjes për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinave.

Ministri i Brendshme i Kosovës Xhelal Sveçla theksoi se marrëveshja po zbatohet me përpikmëri dhe se janë “luftuar” tashmë të gjitha problemet që u shfaqën

“Realisht vendimi i qeverisë për reciprocitetin me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel tani po zbatohet më përpikmëri, në të gjithë pikat kufitare për sa i përket targave të përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë. Është zbatuar pa probleme përveç pikës në Bërnjak dhe Jarinje ku kemi dëshmitarë kë ka pas bllokada të organizuara nga struktura paralele të Serbisë me kamionë të kompanive publike. Tashmë kjo situata është tejkaluar”, tha ai.

Svecla u shpreh se angazhimi i KFOR-it DHE EULEX-it është maksimal në kufijtë, ndërsa në 24 orët e fundit kanë kaluar 2242 kamionë e vetura të cilat u pajisën me njtësinë për të mbuluar flamurin dhe simbolet.

“Duke filluar nga përgatitja logjistike, masat e ndërmarra edhe në aspektin e sigurisë në pikat kufitare dhe mobilizim e resurseve të duhura. Është i angazhuare edhe KFOR-i edhe EULEX-i. Unë isha në dy pikat Bërnjak dhe Jarinje dhe çdo gjë është siç e kishim planifikuar. Në 24 orët e fundit 2242 vetura që janë pajisur me ngjitës të cilat mbulojnë flamurin.”, shtoi ai.

Duke folur lidhur me situatën e tensionuar të ditëve të fundit, ai tregoi se policia dhe forcat e njësisë speciale kanë qenë në krye detyrës prej fillimit, ndaj dhe siç theksoi ai nuk ka pasur asnjë incident serioz, përveç provokimeve që vinin nga pala serbe dhe ruse.

“Policia kufitare dhe ajo që kujdeset për vijën e gjelbër ka doganjerë dhe ka mjaftueshëm aq sa është vlerësuar. Policia dhe forcat e njësisë speciale kanë qenë në krye të detyrës. Ndaj edhe ne nuk kemi pasur incidente serioze, përveç provokimeve nga Serbia dhe shtetasve rusë, të cilët kanë ardhur dhe kanë dhënë deklarata të papranishme.”, tha ai.  

Ministri i brendshëm tha se pas 22 vitesh Serbia ka risjellë forcat ruse në kufi.

“Situata ka qenë e tensionuar, hera e parë pas 22 vitesh që Serbia sjellë rusët në kufi me Kosovën edhe helikopterët të prodhimit rus. Ne jemi të vendosur të implementojmë çdo vendim të qeverisë. Nuk biem pre e provokimeve”, u shpreh ai. 

Ai shtoi se kjo marrëveshje mes 2 vendeve, është e përkohshme dhe do të zgjasë për 6 muaj. Sipas tij me rëndësi është të ulen grupet teknike dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate.

“Ndodhi edhe për shaka të vendosmërisë së Kosovës dhe ndihmës dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Ne kemi marrëveshje të përkohshme, grupet teknike duhet të ulen të gjejnë një pikë të përbashkët.” shtoi Sveçla. 

Ai tha se raporti mes Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me luftën kundër krimit të organizuar janë shumë të mira.

“Kemi raport shumë të mira edhe në raport me krimin e organizuar, kemi shumë punë për të bërë pasi është një dukurI e cila nuk është statike.”, tha ai.

Etiketa: ministri i brendshem i kosovessituata ne veri

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Para
IKMT nuk lajmëron e streson qytetarët, pronari i restorantit në Jalë shpërthen në lot i ulur poshtë pemës

IKMT nuk lajmëron e streson qytetarët, pronari i restorantit në Jalë shpërthen në lot i ulur poshtë pemës

TË FUNDIT

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

  https://youtu.be/0M0vPLHKK4c SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon...

Lexo më shumë
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com