GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Situata pandemike, shtyhet me dy javë nisja e procesit mësimor në Kosovë

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
CDC: Koronavirusi mund të sëmurë rëndë fëmijët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar edhe zyrtarisht se procesi mësimor në Kosovë do të shtyhet deri më 26 shtator.

Nagavci përmes një njoftimi në Facebook shkruan se do t’i zbatojnë rekomandimet e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik që procesi mësimor të shtyhet edhe për dy javë.

Ministrja tha se për këtë ka njoftuar edhe mësimdhënësit.

Ajo theksoi se mbeten me shpresë që situata pandemike të stabilizohet dhe mësimi pas dy javësh të vazhdojë me prezencë fizike.

Postimi i plotë:

Do të jemi çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.

Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi. Andaj, me kënaqësi vizitova sot mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në SHFMU ‘Dardania’ në Prishtinë.

MASHTI në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit po vazhdojnë me organizimin e trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të rreth 1400 mësimdhënësve, të cilët këtë vit shkollor do të fillojnë zbatimin në praktikë të kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.

Trajnimi po mbahet për mësimdhënësit parafillor, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe përfshinë të gjitha fushat kurrikulare.

Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet.

Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha.

Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor. Shëndet e mbarësi! 

Etiketa: COVIDKosovemesimShkolla

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Energjia e tij të frymëzojë përpjekjet tona, Meta për Azem Hajdarin: Nder, respekt dhe mirënjohje!

Dhurimi i gjakut, Meta: Mirënjohje për ata që edukojnë shoqërinë

TË FUNDIT

Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun
Aktualitet

Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

14:30 - 15/10/26

Përplasje të forta ka patur mes protestuesve të rinj dhe policisë në Durrës. Studentë dhe gjimnazistë shkuan drejt pikës së...

Lexo më shumë
Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës

Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës

14:11 - 15/10/26
Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju

Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju

14:01 - 15/10/26
Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland

Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland

13:51 - 15/10/26
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, të rinjtë sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia përdor gaz lotsjellës

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, të rinjtë sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia përdor gaz lotsjellës

13:34 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com