GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Situatë tepër e rënduar nga zjarret në Greqi

19:59 - 27/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë tepër e rënduar nga zjarret në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa vende evropiane, të mbështetur nga një flotë avionësh dhe helikopterësh që hedhin ujë, po luftonin të dielën me tre vatra të mëdha zjarri në Greqi, dy prej të cilave vazhdojnë të jenë të ndezura prej ditësh.

Një zjarr masiv në rajonet verilindore të vendit, në Evros dhe Aleksandoupolis, që besohet se është bërë shkak për 20 nga 21 vdekjet e lidhura me zjarret në Greqi, vazhdon të digjet për të nëntën ditë me radhë.

Zjarret kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kanë djegur shtëpi në zonat periferike të qytetit të Aleksandropolis.

Në një njoftim të dielën, Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Bashkimit Evropian ‘Copernicus’ tha se zjarret kanë djegur 77 000 hektarë tokë dhe se 120 pika mbeten ende aktive. ‘Copernicus’ përdor imazhet satelitore për të ofruar të dhëna.

Papa Françesku, duke iu drejtuar publikut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën u lut për viktimat e zjarreve në Greqi.

Në skajet veriperëndimore të kryeqytetit grek, një tjetër zjarr i madh vazhdon të digjet prej ditësh, duke shkatërruar shtëpi e djegur parkun kombëtar në malin Parnitha, një nga zonat e fundit të gjelbra pranë Athinës. Departamenti i zjarrfikësve tha se 260 zjarrfikës, një avion dhe tre helikopterë po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Një zjarr i tretë i madh nisi të shtunën në ishullin Andros. Situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit dhe 73 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe dy helikopterë po bënin edhe sot përpjekje për ta shuar atë. Mendohet se zjarri ishte shkaktuar nga një rrufe.

Nisur nga situata e vështirë në terren forcat Greqia ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera evropiane. Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Qiproja kanë dërguar avionë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës rumunë, francezë, çekë, bullgarë, shqiptarë, sllovakë dhe serbë po ndihmojnë autoritetet greke. /Voa/

Etiketa: Greqizjarre

Lajme të lidhura

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Para
Liverpool mposht Newcastle, Nunes bën heroin

Liverpool mposht Newcastle, Nunes bën heroin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com