GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“S’jap dorëheqje”, Jorgo Goro s’ikën pa groposur në varreza 580 MLN lekë

12:01 - 27/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’jap dorëheqje”, Jorgo Goro s’ikën pa groposur në varreza 580 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohet përse Jorgo Goro nuk jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Bashkisë Himarë. Nuk ikën Jorgo pa “rregulluar” varrezat e  Himarës. Mos po kërkon që përvetësimin e fundit të fondeve t’a bëjë në emër të të vdekurve? Epo, ndërsa flitet për largimin  tij si kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Goro vazhdon pazaret me tenderët.

Më datë 21 dhjetor 2023, kryetari ka firmosur një tender me numër reference REF-79224-09-07-2023 dhe objekt “Rikonstruksionin e rrugës dhe sheshit të varrezave të reja në Himarë”. Në garë për këtë shërbim kanë qenë 5 kompani, por 4 prej tyre janë skualifikuar nga komisioni i vlerësimit të ofertave, me argumentin se rezultojnë të angazhuara në kontrata të tjera. Edhe pse ato kontrata janë drejtë përfundimit, Goro nuk i fali, por i skualifikoi. Në lojë janë 250 milionë lekë, prandaj Goro e ka paracaktuar cili do t’a marrë fondin.

Kështu, duke mbetur i vetmi në garë (me ofertën më të shtrenjtë) fitues është shpallur bashkimi i kompanive “IMPLEX” shpk dhe “KOLA INVEST ” shpk. Për pasojë, Open Data Albania i ka vendosur prokurimit “Flamur të kuq”, duke ngritur kështu dyshimet se fituesi ka qenë i paracaktuar, pasi është eliminuar konkurrenca.

330 mln lekë për mirëmbajtje

Ndërkohë, sikur përmendëm më sipër, Goro duket se i ka kthyer varrezat në shesh korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve.  Kujtojmë se më datë 1 dhjetor 2023, Goro mbylli një tjetër tender me vlerë 330 milionë lekë, pa garë, për mirëmbajtjen e varrezave dhe lulishteve pranë tyre.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mirëmbajte e gjelbërimit në hapësirat publike dhe varrezat”, me afat kohor 24 muaj. Sipas dokumenteve firma fituese do të merret me vaditjen e pemëve, shkulje bari dhe shkurresh, krasitje pemësh dhe për këto shërbime do të paguhet 330 milionë lekë. Edhe këtë tender Goro e ka dhënë pa garë. Theksojmë se firma fituese  ALKO IMPEX CONSTRUCTION është në pronësi të Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit të PS-së Sadri Abazi.

Bashkia Himare ka në territorin e saj një sipërfaqe 120000 m2 varreza publike të cilat janë të vendosura në çdo fshat. Banorët dhe më tepër komunitetet fetare i mirëmbajnë varrezat, por Goro ka vendosur t’u japë një dorë me këtë prokurim. Njësoj do të ndodh edhe me varrezat e reja, do përdoren si justifikim për vjelje fondesh, por do të jenë qytetarët vetë ata që do t’i mirëmbajnë. Pra, Goro varrosi 580 milionë lekë në varreza me këto dy tendera.

Goro nuk i shqitet Himarës…

Jorgo Goro edhe pse pas zgjedhjeve të majit duhej të ishte larguar nga drejtimi i Bashkisë së Himarës, vijon ende të jetë në krye të saj për shkak të ngërçit që është krijuar për betimin e kryebashkiakut të ri. Si duket, Goro po shfrytëzon çdo ditë të mundshme në drejtim të Bashkisë për të  ndarë fondet tek mitë e tij me tendera pa garë, pra duke shpërdoruar detyrën.

Kujtojmë se pak ditë më parë u fol se Goro tha dorëheqjen. Kryeministri Rama e paralajmëroi në një farë mënyrë largimin e tij dhe foli për zgjedhje të reja në këtë bashki.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç,” deklaroi Rama.

Por, pas tij reagoi vetë Goro dhe deklaroi se nuk ka dhënë dorëheqjen si kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë. Bashkia Himarë është kthyer në një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Arrestimi kandidatit Fredi Beleri me akuzën për blerje të votave solli përplasjen në marrëdhëniet mes dy vendeve, që kulmoi me bllokimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE. Duke parë veprimet e Goros, duket se përplasja ia paska vlejtur për të përfituar ca tendera më shumë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimHimareJorgo Gorotendervarreza

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Vula e PD-së rikthehet për gjykim në Apel, reagon Lulzim Basha

Vula e PD-së rikthehet për gjykim në Apel, reagon Lulzim Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com