GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

S’ka fund rruga “Stefanel”, Goro i Himarës u fal 416 MLN lekë vëllezërve Ibrahimi

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Jo vetëm që nuk jep dorëheqje si kryebashkiak në detyrë, por Jorgo Goro po vazhdon të japë fondet e bashkisë në shkelje të rregullave të prokurimit.

Jo vetëm që nuk jep dorëheqje si kryebashkiak në detyrë, por Jorgo Goro po vazhdon të japë fondet e bashkisë në shkelje të rregullave të prokurimit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo vetëm që nuk jep dorëheqje si kryebashkiak në detyrë, por Jorgo Goro po vazhdon të japë fondet e bashkisë në shkelje të rregullave të prokurimit. Vetëm rikonstruktimi një rruge po i shkon me shumë se 1.6 miliardë lekë. Bëhet fjala për Rrugën  Stefanel, plani për të cilën ka nisur që në vitin 2019, kur Goro mbante me siguri politike postin e kryebashkiakut dhe nuk e vriste mendjen për asgjë.

Konkretisht, më datë  29 korrik 2019, Bashkia e Himarës u mburr para qytetarëve se e ka gati projektin e plotë të rikonstruksionit të rrugëve të lagjes “Stefanel”, e ndodhur pranë fshatit Spile.

Asaj kohe Goro, u shpreh sot se “për këtë lagje janë parashikuar përveç rikonstruksionit të rrugëve, trotuareve, ndriçimit gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore e furnizimit me ujë të pijshëm, kanalet e ujërave të zeza, si dhe vendet rezervë për linja të ndryshme dixhitale që do të vijnë në të ardhmen”.

Por, kryebashkiaku nuk paralajmëroi që punimet do të zgjasin mbi 4 vjet.

Kaq kohë, as ndërtimet e autostradave nuk marrin, e jo më një rrugë fshati, që kishe nevojë për riparim. Asaj kohe Goro nuk foli as për fondin e përcaktuar, ndërsa ne sot do të tregojmë se si në çdo vit për këtë rrugë po shpenzohen miliona lekë.

Po ja nisim nga tenderi më i fundit, i cili është publikuar ditën e sotme. Prokurimi ka si objekt “Rikonstruksion i rrugës Stefanel 7 8 ( 6/3-13)” dhe i janë vënë në dispozicion  416 milionë lekë.  Me këto para do të bëhen gërmime, pastrime shkurresh, shtrim asfalti dhe vijëzim, investimet më minimale për një rrugë që mund të bëheshin edhe me më pak para.

 

Por, ajo që duam të tregojmë është se si lëvrimi i këtyre parave firmoset me nxitim pa pasur frikë për shkeljet e ligjit mbi prokurimet.

Shohim se për këtë tender  kanë dorëzuar ofertat e tyre 8 firma dhe pikërisht fituesi “ED KONSTRUKSION” SHPK ka paraqitur ofertën më të shtrenjtë me vlerë 350 milionë lekë.

Po si e mori fitoren? Siç ndodh rëndom në këtë bashki, Goro në fazën e parë përjashtoi 7 ofertat e tjera dhe në fazën konkurruese la në garë vetëm kompaninë ED KONSTRUKSION” SHPK. Rrjedhimisht, duke mos patur konkurrentë përballë, kjo kompani u shpall fituese dhe sot ka nënshkruar kontratën me Goron. Sipas vlerësimit të Open Data tenderi ka marrë ‘Flamurin e Kuq”, si shenjë e riskut të korrupsionit. Kompania është pronë e vëllezërve Eduard dhe Alfred Ibrahimi.

Siç e parashtruam në fillim  të artikullit, 416 milionë lekë janë planifikuar vetëm për segmentin 7-8 të rrugës, sepse për segmentet e tjera janë bërë shpenzime  marramendëse në këto 4 vite.

4 vite që derdhen para

Kujtojmë që, në prill të vitit 2021 për rikonstruksionin e rrugës Stefanel segmenti 1-2, institucioni nën drejtimin e Jorgo Goros ka parashikuar fondin limit prej 48.3 milionë lekësh.

Në garë u paraqitën 3 operatorë ekonomikë, 2 prej të cilëve u përjashtuan, njëri pasi nuk kishte paraqitur asnjë dokument përveç ofertës ekonomike, ndërsa tjetri sepse kishte mangësi në numrin e punonjësve dhe licencave që i kërkoheshin nga Bashkia e Himarës.

I vetmi operator në garë, njëherësh edhe fitues i kontratës kishte mbetur Salillari me ofertën 48 milionë e 92 mijë lekë të reja (pa TVSH).

Kjo kompani është rikthyer në vëmendje kohët e fundit për shkak të shembjeve masive të ndodhura në akset që ajo kishte ndërtuar dhe mirëmbajtur nga veriu në jug të vendit.

Madje edhe për segmentin 2-4 sërish fitues është shpallur Salillari. Tenderi u mbyll më datë 9 nëntor 2021 me vlerë 375 milionë lekë dhe u la në duart e Salillarit për një vit.

Nuk ishte aspak çudi, kur në 27 dhjetor të viti 2022 për segmentin 4-6 u shpall sërish fitues Salillari. Në atë kohë Salillari garoi me veten e tij, sepse nuk kishte asnjë konkurrent përballë. Ashtu, në shkelje të ligjit dhe me një ofertë të lartë Goro i dhuroi Salillarit 375 milionë lekë të tjera.

Ky tender mori “Flamurin e kuq” për shkeljet, por gropat dhe çarjet e punimeve të Salillarit u bënë denoncimi më i madh për shpërdorimin e parave.

Duke qenë se kundërshtari i tij, Fredi Beleleri është në burg për “blerje votash”, Goro duket si i ‘paprekshëm’, një nga ato monumentet e korrupsionit që i krijon Rama.

Së bashku me kontratën e firmosur sot, në total vlera e rrugës “Stefanel” deri më tani ka shkuar 1.6 miliardë lekë, ku pjesën e luanit e ka zhvatur Salillari.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimHimareJorgo Goromiliarda lekered flagrrugatender

Lajme të lidhura

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Para
Kampe refugjatësh/ Pas Italisë, edhe Gjermania propozon marrëveshje me Shqipërinë

Parlamenti italian miraton marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë
Aktualitet

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në...

Lexo më shumë
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26
Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

10:06 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com